Modelja shqiptare në krahët e yllit indian të telenovelave (Foto) - Arbëria News

Modelja shqiptare në krahët e yllit indian të telenovelave (Foto)

Modelja shqiptare Ilda Kroni, që prej disa kohësh po jeton dhe po ndjek karrierën e modelingut në Indi, ku është pjesë e një prej agjensive më të mira indiane “INEGA”. Por le të themi se tashmë bukuroshja shqiptare ka një arsye më shumë për të qëndruar në Indi, pasi ka gjetur edhe shpirtin e saj binjak atje.

Bukuroshja me origjinë nga Shkodra i ka rrëmbyer zemrën aktorit të famshëm indian Ashish Kapoor, me të cilin është në një lidhje dashurie. Ashish Kapoor është mjaft i njohur edhe në Shqipëri, ku njihet për një sërë rolesh kryesore të luajtura nga ai dhe kryesisht në telenovela indiane që po transmetohen aktualisht në vendin tonë. Teleshikuesit shqiptarë e njohin më së shumti për rolin e Kabirit në serialin “Sarasvatiçandra”.

Ilda tregon për Tema Tv se ishte pikërisht një festë pune ku ishin të pranishëm të dy, që u bë iniciatore e një shkëndije dashurie. Aktualisht janë të dashur, por pritet që gradualisht të hedhin edhe një tjetër hap të rëndësishëm në lidhjen e tyre. Gjithsesi, çifti më i ri në shoëbiz duken mjaft mirë krah njëri-tjetrit.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × four =