Mos vallë do kolonizojmë planete të tjerë? - Arbëria News

Mos vallë do kolonizojmë planete të tjerë?

NGA: GEZIM HOXHA

NASA bëri me dije se u zbuluan 7 planete të rinj në një tjetër sistem të ngjashëm me sistemin tonë diellor. Kjo agjensi tha se në të paktën 3 prej tyre duhet të ketë jetë, illness ndërsa në të gjithë ka ujë. Jam i bindur se të gjithë u bënë kureshtar se si do ishte jeta atje.

Si do të ishin banorët e atij sistemi diellor. Krijesa me dy – tre kokë, drugs me shumë gjymtyrë, ndoshta disa trupor etj etj. Mund të imagjinosh tërë ditën në përpjekje për të gjetur ose krijuar së paku një realitet tjetër i cili teorikisht është më joshës se ky i yni.

Po sa gjasa kemi ne njerëzit të shkojmë atje? Të paktën me teknologjinë që ekziston as nuk mund të imagjinohet. Një artikull tejet interesant që merret me hamendësimin se sa kohë do t’i duhej njerriut që të arrinte në njërin prej 7 planeteve të zbuluar së fundmi nga NASA i portalit SPACE.COM, jep disa të dhëna shokuese në lidhje me këtë fakt.

Trappist-1 është 39 vite dritë larg nga Toka, ose rreth 229 trilion milje (369 trilion kilometra). Për të arritur atje njeriut do t’i  duhet të udhëtojë plot 39 vjet me shpejtësinë e dritës. Por asnjë anije e ndërtuar ndonjëherë nuk mund të udhëtojë deri atje kaq shpejtë.

Duke pasur parasysh shpejtësinë e një anije është e thjesht të llogaritësh kohën që do të duhej për të udhëtuar për në Trappist-1. Për shkak se shpejtësia është e barabartë me distancën të pjestuar nga koha, koha totale e udhëtimit duhet të jetë e barabartë me distancën deri në Trappist-1 (39 vite dritë) pjesëtuar me shpejtësinë e anijes kozmike.

Anija  më e shpejtë e hedhur deri më tani në hapësirë nga NASA me emër NEW HORIZONS, në vitin 2015 aktualisht është duke udhëtuar jashtë sistemit diellor me një shpejtësi prej 14.31 kilometra në sekondë, ose rreth 32,000 mph. Me këtë ritëm, kësaj anije do t’i duhej rreth 817.000 vjet për të arritur Trappist-1.

Një anijetjetër e NASA-s e quajtur Juno në fakt fluturoi më shpejt se NEW HORIZONS gjatë qasjes së saj ndaj gjigantit të gazit, Jupiterit, në vitin 2016. Me ndihmën e gravitetit Jupiterit, Juno arriti një shpejtësi maksimale prej rreth 165.000 mph (265.000 km / h), duke e bërë atë objektin më të shpejtë të krijuar nga njeriu. Edhe në qoftë se Juno vazhdon të udhëtoj kaq shpejtë, asaj  do t’i duhen 159,000 vjet për të arritur Trappist-1.

VOYAGER 1 që është një nga anijet që janë larguar më shumë prej Tokës, u largua nga sistemi diellor dhe hyri në hapësirën ndëryjore në vitin 2012. Sipas NASA-s, ajo aktualisht po udhëton  me një shpejtësi prej 38,200 mph. Që Voyager 1 të arrijë në Trappist-1, do t’i duhen 685,000 vjet.

Ndërsa anijeve kozmike të NASA-s që kanë kanë udhëtuar rreth Tokës me një shpejtësi maksimale prej rreth 17,500 mph (28160 km / h). do t’i duheshin 1.5 milion vjet për të arritur në Trappist-1.

Pra, për një mision të njeriut në sistemin Trappist-1 diellor, një anije kozmike nuk do të ishte një mënyrë praktike e transportit.

Një anije ultra e shpejtë që mund të arrijë Trappist-1 në një hapësirë kohe shumë më të shkurtër është një mision ndëryjor i ëndërruar nga Stephen Hawking. Sipas tij një sondë e vogël, e shtyrë nga rreze lazer teorikisht mund të fluturojnë aq shpejt sa 20 për qind e shpejtësisë së dritës, ose 134 milionë mph (216 milion km / h). Kjo shpejtësi është rreth 4000 herë më e madhe se rekord i ri i anijes së NASA-s

NEW HORIZONS! Një anije kaq e shpejtë mund të arrijë Trappist-1 në më pak se 200 vjet. Por ky koncept do ende kohë për tu zhvilluar në tokë.

Me teknologjinë e sotme, nuk ka asnjë mënyrë që dikush i gjallë tani të mund të arrijë në Trappist-1 pasi sipas zyrtarëve të NASA-s do të duhen të paktën 800,000 vjet për të arritur atje.

E pra në fund do duhej të thonim se kujt i hyn në punë një lajm kaq bombastik: “Diku atje ka jetë”.  Dikush më tha është një lajm thjesht për të justifikuar buxhetet disa miliarda dollarëshe të NASA-s. Dhe vërtetë ç’mund të ishte bërë me gjithë ato para. Plot gjëra. Afrka nuk do të kish etje, India nuk do kish më të varfër e shumë e shumë gjëra të tjera, të gjithë do kishin një shtëpi, nuk do kish më lypësa, nuk do kish më leckaman e të urritur etj etj.

Apo mos duhet menduar se vërtetë po mendohet se si ta shpëtojnë TOKËN nga mbipopullimi. Edhe kjo duket si jo realiste pasi dita kur bota do t’i ngjajë HONG KONGUT ku këmba të shkel vetëm beton duket e largët, pasi një pjesë e mirë e popullsisë së vendeve të zhvilluar është e plakur dhe vende si Gjermania, Kanadaja e deri dje dhe SHBA e kanë gjetur këtë zgjidhje nëpërmjet emigrimit.

Apo mos duhet të besojmë se ka filluar popullimi i MARSIT që nga vitet ’60 ashtu si thonë konspiracionistët? Apo se është shpikur një anije super e shpejt por që mbahet ende sekret? Në fakt Nikoa Tesla në shënimet e tij fliste për përthyerjen e hapsirës dhe shkurtimin e distancave. A thua të jetë e veërtetë?

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + 12 =