Moskë, alarm për “terrorizem telefonik”. Evakuhoen mbi 20 mijë persona

Si pasojë e disa alarmeve telefonike të rreme,  rreth 20 mijë persona janë evakuar, kryesisht nga qendrat tregtare, stacionet hekurudhore dhe universitetet në Moskë.

Burim pranë shërbimeve të emergjencës për agjencinë e lajmeve “Tass” ka thëne se:
“Duket një terrorizëm telefonik, por duhet të verifikojmë besueshmërinë e këtyre mesazheve”,

Sipas zyrtarit, telefonatat kanë mbërritur në të njëjtën kohë dhe kanë vazhduar edhe pas nisjes së evakuimit.

Në shenjestër të alarmeve kanë qenë stacionet hekurudhore më të rëndësishme të kryeqytetit rus dhe qendrat tregtare më të njohura, si ajo “GUM” në Sheshin e Kuq, apo hoteli “Kosmos” dhe të paktën tre universitete.

Ky nuk ka qenë rasti i pare që ndodh dicka e tillë. Në dy ditët e fundit, në qytete të ndryshme të Rusisë janë evakuuar shumë godina për shkak të telefonatave anonime.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 2 =