Moti për nesër, këto 4 qarqe rrezikohen nga rrëshqitje të dheut - Arbëria News

Moti për nesër, këto 4 qarqe rrezikohen nga rrëshqitje të dheut

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për pasditen e sotme dhe nesër.  Temperaturat priten të bien, ndërkohë reshjet e shiut nuk kanë të ndaluar.

Reshjet e shiut sipas IGJEUM

Sot pasdite dhe deri në orët e para të ditës së nesërme priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Kukës, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngatë, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së sotme dhe pjesës së parë të ditës së nesërme në qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Elbasan.

Mundësi për rrëshqitje të tokës mund të ketë në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Elbasan dhe Berat. /Lajmifundit.al/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 5 =