Moti vazhdon me surprizat e tij

Rrebeshet e shiut dhe erërat e forta duket se janë larguar sërish, duke i lënë vendin motit të kthjellët.

Sinoptikanët parashikojnë një pasdite me mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar.

“Deri në mesditë Veriu – Qendra mbeten me kthjellime e vranësira të shpeshta, duke rrezikuar nga shira të dobët, por kthjellime e vranësira kalimtare dominojnë zonat jugore. Pasditja vijon me kthjellime e vranësira të lehta në Jug, por zonat qendrore e veriore mbeten me alternime kthjellimesh e vranësira të herë pas hershme. Mbrëmja sjell mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar”, parashikon Meteoalb.

/SYRI.net/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 − seven =