Fatos Nano dhe Ben Blushi së shpejti parti të re - Arbëria News

Fatos Nano dhe Ben Blushi së shpejti parti të re

Ish drejtuesi historik i Partisë Socialiste, order Fatos Nano dhe deputeti I kësaj force politike, Ben Blushi po përgatiten që të themelojnë një parti të re. Lajmi e ka bërë të ditur për të përditëshmen  “Shqiptarja.com” burime pranë grupit nismëtar, që po merren me krijimin e kësaj partie të re.

Sipas po të njëjtit burim, edhe pse grupi organizator do të fillojë së shpejti punën, partia e re do të krijohet pas përfundimit të zgjedhjeve vendore. Ish lideri historik i Partisë Socialiste  është duke lobuar fort, për të thithur afruar pranë vetes disa figura të rëndësishme aktuale e të shkuara të PS, por edhe nga ato me peshë në historinë e socialistëve si ish-presidenti Rexhep Mejdani, Arben Malaj disa herë minister, si edhe disa figura të tjera, që kanë stature dhe peshë në zona lokale.

Për sa i përket emrit të partisë së re, burimet thanë se kjo është lënë për një moment të dytë, pasi tani po merren me organizimin e saj. Arberia News

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − one =