NASA, bashkëpunim me Rusinë për ndërtimin e një porte hapësinore - Arbëria News

NASA, bashkëpunim me Rusinë për ndërtimin e një porte hapësinore

Agjencia amerikane e hapësirës NASA thotë se do të bashkëpunojë me agjencinë hapësinore ruse Roscosmos, për ndërtimin e asaj që e quajnë një “portë e thellë hapësinore” në afërsi të Hënës.

Stacioni hapësinor hënor, ende në fazën e konceptimit, është pjesë e një projekti afatgjatë që synon dërgimin e njerëzve në Mars.

Administratori në detyrë i NASA-s Robert Lightfoot tha: “NASA është e kënaqur të shohë interesin në rritje ndërkombëtar për të lëvizur në hapësirën mes Hënës dhe Tokës, si hapi i ardhshëm për avancimin e eksplorimit të hapësirës njerëzore”.

Sipas tij, koncepti i “portës” do të shërbejë si “një mundësi për të përcaktuar llojin e eksplorimit, që ai të jetë i përballueshme financiarisht si dhe të garantojë qëndrueshmëri”.

Ideja që qëndron pas projektit të portës është ndërtimi i një objekti hapësinor që orbiton rreth hënës, dhe që do të shërbejë si një pikë ndalimi për eksplorime më të thella në hapësirë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three + seventeen =