Ndahet nga jeta Prof. Alfred Uçi - Arbëria News

Ndahet nga jeta Prof. Alfred Uçi

what is ed 800px” srcset=”http://shtypi.net/wp-content/uploads/2016/10/alfred_uci_botime-300×204.jpg 300w, see http://shtypi.net/wp-content/uploads/2016/10/alfred_uci_botime-768×522.jpg 768w, http://shtypi.net/wp-content/uploads/2016/10/alfred_uci_botime-604×411.jpg 604w, http://shtypi.net/wp-content/uploads/2016/10/alfred_uci_botime.jpg 800w” alt=”alfred_uci_botime” width=”800″ height=”544″ />

Institucioni i Akademisë së Shkencave ka njoftuar se është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare njëri prej anëtarëve të saj, akademiku Alfred Uçi. Sipas njoftimit mësohet se i ndjeri Profesor Uçi i ka mbyllur përjetësisht sytë mëngjesin e sotëm, pas një sëmundjeje prej të cilës vuante prej disa kohësh.

“Akademia e Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella fëmijëve, familjarëve e të afërmve për humbjen e këtij personaliteti të shquar të filozofisë, estetikës dhe të mbarë kulturës shqiptare”,thuhet në njoftimin e Akademisë.

Ceremonitë në nderim të akademikut do të mbahen ditën e enjte, datë 27 tetor 2016, nga ora 11.00-12.00 në Akademinë e Shkencave.

Një vit më parë Profesor Uçi deklaronte: “Kisha ndërmend të botoja dy libra, një nga fusha e filozofisë mbi pikëpamjet filozofike të rilindasit Jani Vreto dhe tjetër me ese dhe etyde filozofike-estetike. Dhe të binden se kushedi shkruaj dhe të tjerë më tej”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × three =