Ndahet nga jeta Sergio Marchionne, njeriu që shpëtoi Fiat-in dhe ringjalli Ferrarin - Arbëria News

Ndahet nga jeta Sergio Marchionne, njeriu që shpëtoi Fiat-in dhe ringjalli Ferrarin

Sergio Marchionne ka ndërruar jetë në spitalin universitar të Zyrihut, ku ishte i shtruar që nga data 27 qershor për një ndërhyrje kirurgjikale në shpatullën e djathtë. Dhjetë ditë më parë kushtet e tij shëndetësore u përkeqësuan për shkak të asaj që mjekët e kanë cilësuar si “komplikacione pas operacionit”. Situata më pas ka degraduar në fillim të kësaj jave, duke i marrë dhe jetën ish-administratorit të deleguar të Fca në moshën 66 vjeçare.

Marchionne do të kujtohet gjithmonë si njeriu i sfidave të pamundura. I thirrur në vitin 2004 nga Umberto Agnelli për një detyrë që për shumë ishte e pamundur, por jo për atë. Marchionne ia doli të shpëtojë shtëpinë torineze të automobilëve, Fiat, duke krijuar më pas edhe mega-aleancën me Chrysler. Prej 4 vitesh pjesë e Ferrarit, ia doli që të kthejë njëvendëshen e kuqe në majën e Formula 1, në luftën për titull pas vitesh të tëra anonimati. U dorëzua tek sfida e fundit dhe ajo më e rëndësishmja, lufta për jetën. Por si gjithmonë, Sergio Marchionne doli me kokën lart.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 3 =