Mbrëmjen e sotme, një javë pasi vrau Arielën humb jetën në spitalin e traumës Aldison Beluli.
Doktorët nuk kanë mundur dot ta mbajnë më gjallë të riun, i cili pas vrasjes qëlloi veten me plumb në kokë. 23 vjeçari mbahej i gjallë përmes aparaturave në repartin e reanimacionit. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, truri i Aldos kishte marrë dëmtime të konsiderueshme dhe shpresat për të ishin të pakta.