I ndanë që në lindje për shkak të një eksperimenti, historia e rrallë i trinjakëve që u takuan pas 20 viteve - Arbëria News

I ndanë që në lindje për shkak të një eksperimenti, historia e rrallë i trinjakëve që u takuan pas 20 viteve

Tre vëllezër (trinjakë) u ndanë direkt pas lindjes, për shkak të një eksperimenti të çuditshëm shkencor.

Kjo është historia e Eddy Galland, David Kellman dhe Robert Shafran.

Eddy Galland, David Kellman dhe Robert Shafran, u rigjetën bashkë, ndoshta për ironi të fatit, pavarësisht se jetonin qindra kilometra larg njëri tjetrit.

Historia ka nisur në vitin 1961, ku Eddy, David dhe Robert, erdhën në jetë në Long Island, New York, SHBA, por u ndanë dhe u dhanë për birësim.

Kështu Robert në vitin 1980 hyri në Sullivan County Community College, dhe u befasua pasi edhe vëllai i tij Eddy të cilin nuk e kishte njohur kurrë, frekuentonte të njëjtin institut shkollor.

Kështu Robert zbuloi se kishte një vëlla binjak. Historia përfundoi në gazeta. David, vëllai i tretë dhe nëna e tij adoptive duke parë fotografitë dhe ngjashmërinë, zbuluan se ata ishin dy vëllezërit binjak që nuk i kishte parë kurrë.

Ata u bën të famshëm u fotografuan dhe lidhur me historinë e tyre u bë një film, “Në kërkim të dëshpëruar të Susan”. Tre vëllezërit hapën edhe një lokal në New York, “Triplets”.

Robert dhe Eddy zbuluan se rastet e tyre ishin menaxhuar nga agjencia “Louise Wise Services”. Nga aty u zbulua rastësia e kthyer në një makth, siç tregohet në dokumentarin e Tim Wardle, “Three identical strangers”, kandidat për çmimet e radhës Oscar.

Tre djemtë zbuluan se ishin ndarë direkt pas lindjes, si pjesë e një eksperimenti shkencor dhe sociologjik. Përgjegjësit e eksperimentit, psikiatrit Peter Neubauer dhe Viola Bernard, rezultojnë se kanë ndarë me dhjetëra binjakë, me kontributin e agjencisë “Louise Wise Services”.

Dy mjekët donin të shikonin se si rriten subjektet me të njëjtën pasuri gjenetike, të cilët rriten në ambiente të ndryshme. Jo më kot Eddy, David dhe Robert u dhanë për birësim në tre familje të shtresave të ndryshme sociale, shkruan noa.al.

Ky zbulim shkaktoi tronditje të fortë psikologjike të tyre. Eddy përfundoi në depresion dhe u vra në vitin 1995. Ndërkohë doktor Neubauer vdiq në vitin 2008, pasi nuk kërkoi kurrë ndjesë, duke pretenduar përkundrazi rëndësinë e studimit.

Por rezultatet e tij siç publikohen në dokumentarin e nxjerrë pak ditë më parë, një pjesë të të cilit e gjeni më poshtë, nuk do të publikohen deri në vitin 2066. Dy binjakët e birësuar paditën agjencinë e adoptimit, e cila nga ana e saj vijon të pretendojë se nuk ka dijeni për eksperimentin.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 3 =