Ndërron jetë 27 vjeçari në paraburgimin e Korçës - Arbëria News

Ndërron jetë 27 vjeçari në paraburgimin e Korçës

Enea Ftoj ka ndërruar jetë në dhomën e sigurisë në komisariatin e Korçës.

27 vjeçari ishte arrestuar 3 ditë më parë për vjedhje me dhunë, pasi i kishte marrë varësen e floririt një qytetareje.

“Më datë 17.05.2018, jemi njoftuar se në dhomat e sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë, ka vdekur shtetasi Enea Ftoj, 27 vjeç, banues në Korçë, i arrestuar në datë 14.05.2018, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima, ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. U ngrit grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, si edhe për të kryer veprimet e nevojshme proceduriale”, njofton policia e Korçës.
Ndërkohë familjarë dhe të afërt të 27-vjeçarit janë mbledhur jashtë komisariatit.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × one =