Fotot që vërtetojnë pretendimet e ish kandidatit për deputet të PS, Eduart Ndocaj, për pagesën 8 mijë euro të drekës për Edi Ramën etj.

Ish- kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 23 qershorit, Eduard Ndocaj, thotë se i ka paguar Edi Ramës një drekë 8 mijë euro në një restorant në Milano të Italisë.

Ai deklaron se faturat, që ka shpenzuar në zgjedhjet e 2013, arrijnë në 600 milionë lekë, shumë kjo që ai thotë se e ka shpenzuar “me shpresën se do të sillnin diçka të mirë për qytetarët e Lezhës”.

Sot ai ka publikuar disa foto në një drekë, në Milano, me kryetarin e PS, Edi Ramën, në fushatën e 23 qershorit dhe disa deputetë, si Taulant Balla, Arben Ahmetaj, Blendi Klosi e Artan Gaçi. Vetëm kjo faturë, sipas tij, i ka kushtuar 8 mijë euro.

Ndocaj, pronar i një biznesi në Itali, thotë se Edi Rama është “bukëshkalë dhe një njeri i ligë për veriorët”.

Ndocaj kërkon të kandidojë në Lezhë, ndërkohë që PS thotë se ai nuk ka qenë asnjëherë anëtar i saj.

https://i1.wp.com/gazetaarberia.com/wp-content/uploads/2015/03/11046995_431835153650462_1815790851_n.jpg?resize=631%2C355

https://i1.wp.com/gazetaarberia.com/wp-content/uploads/2015/03/11056834_431835023650475_730460740_n.jpg?resize=629%2C354

ndocaj1

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + ten =