Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, emërohet zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit - Arbëria News

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, emërohet zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Ardhja në krye të Policisë së Shtetit e Haki Çakos është shoqëruar edhe me një sërë lëvizjesh në radhët e uniformave blu. Kështu sot janë bërë publike ndryshimet në disa prej Drejtorive në qarqe. Ardian Çipa do të jetë zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë, view ndërsa Ervin Hodaj do të marrë drejtimin e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Burime nga Policia e Shtetit, site bëjnë me dije se Ardian Çipa, që deri para pak orësh ishte Drejtor i Policisë së Tiranës merr vendin e lënë bosh nga Haki Çako, i emëruar në postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit pas largimit të Artan Didit. Ndërsa vendin e lënë bosh nga Çipa do ta marrë Ervin Hodaj, i cili më herët ka mbuluar seksionin e Qarkullimit Rrugor. Gjithashtu mësohet se Drejtori i Policisë së Shtetit, Çako ka nënshkruar edhe disa ndryshime të tjera në kupolën e Policisë.

Kështu, Rebani Jaupaj është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Antikrimit Ekonomik në Policinë e Shtetit. Neritan Nallbati, është transferuar nga posti i Drejtorit të Policisë së Elbasanit, në Postin e Drejtorit të Policisë së Fierit. Vendin e Nallbatit e ka marrë Alfred Çepe. Behar Caka do të marrë detyrën e Shefit të Komisariatit të Vlorës dhe Shefi i Komisariatit të Vlorës, Agim Basha zëvendëson Behar Cakën si shef katedre tek Akademia e Rendit.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + eight =