Ndryshimet në projektligj, kush i emëron tani e tutje drejtorët e shkollave

Zgjerohen kompetencat e bashkive në arsimin parauniversitar. Pas personelit të kopshteve e çerdheve, vendorët kanë kompetencë të plotë edhe në emërimet e drejtuesve të shkollave.

Një projektligj i miratuar së fundmi në qeveri përcakton se si emërimi dhe shkarkimi i drejtorëve nuk do të bëhet më nga personat në krye të drejtorive arsimore rajonale, por nga krerët e bashkive përkatëse.

 “Drejtori i institucionit të arsimit parashkollor emërohet dhe shkarkohet nga kryetari i bashkisë përkatëse, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara me udhëzim të ministrit”, citohet në nenin 55 të ndryshuar. Sa u takon kritereve që duhet të plotësoje një mësues për të qenë drejtues shkolle, ekspertët e arsimit e kanë parë të paarsyeshme të rrisin shkallën e kualifikimit, duke ruajtur shkallën e tretë “mësues i kualifikuar”, ndërsa fokusohen vetëm në certifikimin e duhur, si dhe mosangazhimin në forume politike pasi janë emëruar.

KUSHTET PËR MËSUESIT Përveç kushteve për drejtuesit, zbardhen edhe kushtet që duhet të plotësojnë ata që dëshirojnë të jenë arsimtarë. Së pari, mësuesit e parashkollorit duhet të zotërojnë së paku një diplomë të ciklit të parë “Bachelor”, ndërsa mësuesit e ciklit fillor, përveç saj duhet të kenë edhe “Master profesional” në mësuesi.

Sakaq, kandidatët për të dhënë mësim në ciklin e mesëm të ulët, ose nga klasa e 5-9, duhet të kenë në CV-në e tyre një diplomë “Bachelor” dhe “Master shkencor” të lëndës që japin.

Projektligji i miratuar përcakton se ata që kanë bërë dikur ciklin 4- vjeçar të shkollimit të lartë nuk kanë të nevojshme t’i rikthehen shkollës për një cikël të ri studimesh të specializuara. Pra, masteri nuk është kusht.

“Profesioni i mësuesit mund të ushtrohet edhe nga individë që zotërojnë diplomë universitare të ciklit të parë dhe të dytë, ose diplomë universitare me kohëzgjatje, së paku 4 vite akademike, të ngjashme ose të përafërta me fushën/lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar. Diplomat e njëvlershme, diplomat e ngjashme ose të përafërta me diplomat e sipërpërmendura të këtij neni, në fushat/lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar, përcaktohen me udhëzim të ministrit”, përcaktohet në projektligj.

Përfundimi i praktikës së detyrueshme profesionale 1-vjeçare së bashku me licencën që merret pas dhënies së provimit të shtetit vijojnë të mbeten kushte për të gjithë mësuesit, ata të ciklit të ulët, të mesëm të ulët, gjimnaze dhe shkollave të arsimit të orientuar.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + 9 =