Ndryshon mosha e adoleshencës, fëmijët rriten më ngadalë - Arbëria News

Ndryshon mosha e adoleshencës, fëmijët rriten më ngadalë

Si afati i fundit i adoleshencës është menduar gjithmonë mosha 19 vjeç, por në ditët tona gjërat kanë ndryshuar. Adoleshenca tani zgjat nga 10 deri në 24 vjeç. Të rinjt I perkushtohen më shumë shkolles dhe karrierës duke shtyrë ne kohë martesen dhe të qenurit prindër. Kështu ndryshojne dhe perceptimet popullore se kur fillon mosha e rrtur.

Ndryshimi I përkufizimit konsiderohet jetik në raport me garanitmin që ligjet dhe politikat qeveritare të jenë në përputhje me kohën thuhet ne revisten “ Lancet” ne rubriken e kushtuar te rinjve.

Ekspert te tjerë tërheqin vëmendjen te rreziku i të mbeturit fëmijë. Besohet se puberteti nis kur një pjesë e trurit e njohur si hipotolamusi fillon te lëshojë horminin që aktivizon hipofizën e trurit dhe gjëndrat seksuale. Një gje e tillë ndodh rreth te 14-ave por së fundmi mosha ka rënë në 10 sepse zhvillimi është rritur për shkak të përmirësimit të shëndetit dhe të ushqyerit në pjesën më të madhe të botës.

Ka dhe argumenta biologjike se pse perkufizimi I adoleshencës duhet të rritet, duke përfshirë faktin qe trupi vazhdon të zhvillohet e truri vazhdon te piqet edhe përtej të 20-ave duke punuar më shpejtë dhe me më shumë efikasitet.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 1 =