Më në fund del horoskopi i 2018-ës dhe këtë herë nga astrologu i facebook-ut! - Arbëria News

Më në fund del horoskopi i 2018-ës dhe këtë herë nga astrologu i facebook-ut!

Mjaft u qurravitët, është koha të ngrini kokat sepse viti 2017-të, sido që ka qenë, po përfundon. Sipas parashikimeve të “Yjeve të Simon”, për vitin 2018-të, astrologu që ka fituar aq shumë lexues në Facebook, viti tjetër do të jetë më serioz dhe premtues.

Simone Morandi sapo ka publikuar librin me të gjitha parashikimet për vitin që do të vijë pas dy muajsh. Ai i ilustron shenjat, duke iu bashkangjitur secilës një film, si metaforë. Më poshtë po ju sjellim një panoramë të përgjithshme që do të analizohet e shtjellohet në të ardhmen.

Si do të jetë qielli i 2018-ës?

Viti 2018, në përgjithësi, do të mundësojë kapërcimin e disa bllokimeve dhe frikërave të akumuluara në vitet e mëparshme. Duket sikur të gjitha shenjat po maturohen me ndërgjegje dhe sikur ato vetë duan të dalin e të zhvillohen në zona më të ndriçuara se frika e pasiguria.

Pra, është një vit ku të gjithë do të hyni në moshë madhore, do të merrni ca përgjegjësi më të mëdha që do t ‘ju përmirësojnë jetën.

Do të provoni të rimerni në dorë projekte të vjetra. Nëse deri tani keni bërë shaka me to, do të jetë koha për t’i riparë seriozisht.

Praktikisht, ky do huhet viti i seriozitetit, por do të jetë seriozitet për mirë, sepse do të sjellë zhvillime në shumë plane.

E.M

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen + 8 =