Në vaskë me shampanjë dhe luleshtrydhe, FOTO që vuri pas hekurave dy grabitësit - Arbëria News

Në vaskë me shampanjë dhe luleshtrydhe, FOTO që vuri pas hekurave dy grabitësit

Një foto në vaskë me shampanjë dhe luleshtrydhe ka lënë pas hekurave dy grabitës në Manchester, Angli.

Karl Taylor, 40 vjeç, dhe Stephen Pattison, 41 vjeç, nuk e menduan kurrë se fotografia e tyre e publikuar në Instagram, së bashku me një vajzë, do i çonte në burg.

Dedektivët, të cilët po hetonin grabitjen prej 8,263 paund të dy hajdutëve në një degë agjencie udhëtimi ku kërcënuan stafin me hanxhar, e gjetën foton në telefonin e Taylor, të fshehur në një pallto të varur në korridorin e shtëpisë së tij.

Në telefonin e Karl ata lexuan gjithashtu edhe një mesazh ku shkruhej “Ku je? Sill gota – dhe shampanjë muni”.

Taylor u dënua me 17 vjet burg, Pattison me 18 vjet,  ndërsa vajza 23 vjeçare në foto u la e lirë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × four =