Nëna e Eneos tregon çastet e fundit: Mori tri herë frymë mbyturazi dhe më pas.... - Arbëria News

Nëna e Eneos tregon çastet e fundit: Mori tri herë frymë mbyturazi dhe më pas….

Nëna e Eneo Ferkos, 20-vjeçarit nga Fieri që i dha fund jetë tragjikisht duke u vetëhelmuar ka rrëfyer për “Panoramën” tragjedinë e humbjes së djalit.

eneoEneo, sipas nënës së tij, Aidës, u pendua për aktin që bëri, por mjeket i thanë se ai e kishte kaluar tashmë helmimin.

Aida tregon momentet e fundit të Eneos, dhimbjet dhe ulërimën që sipas saj nuk e ktheu për të dytën herë në jetë.

Pjesë nga intervista

Gjatë kohës që ishte në spital, qe në gjendje të fliste? A të tha Eneo pse e bëri?

Fliste, gjithë kohës, fliste. Bisedonte, por asnjëherë nuk më tha pse e bëri dhe nuk e pyeta pse e bëri. Vetëm kur erdhi motra ime, e pyeti jo në praninë time dhe ai i kish thënë se “ishte shumë ngjarje e komplikuar për ta shpjeguar” dhe motra nuk kish folur më tej.

Shfaqi shenja pendese?

Po. Kishte shumë dhimbje, aq sa i bënë morfinë se po i shkatërronte helmi të gjitha organet jetësore. Ai ma merrte dorën time dhe me të fërkonte ngadalë stomakun, aty ku ndjente dhimbje më të forta. Në një moment, pyeti mjekun nëse kishte kthim pas dhe mjeku i tha se do të kishte patjetër. Kjo e qetësoi. Nuk donte të vdiste. U pendua që e bëri, por ishte vonë…

 Po i ati erdhi? Folën?

Po. U lajmërua nga ora 16:00 dhe erdhi rreth orës 02:00, pak para se të vdiste djali, por Eneo nuk deshi ta takonte, madje e pyeti se kush ishte, që t’i linte të kuptonte që ai nuk ekzistonte për të. Ndërsa mua më thoshte gjithë kohës se më donte shumë. Më puthte duart dhe derisa ishte mirë fliste biseda të ndryshme. Pak para se të jepte frymën e fundit, m’u duk se foli përçart.

S’e di. Më kërkoi t’i bëja gati rrobat e bardha e ta çoja në qytetin e ri. Kaq foli. Diçka belbëzoi më pas, por s’e kuptova. Mori tri herë frymë mbyturazi dhe më vdiq me dorën te dora ime. Meqë një orë më parë, kur i ranë rrahjet e zemrës fare dhe unë ulërita fort, e ai u kthye në jetë, shpresova që po ta bëja prapë, ai do kthehej. Ulërija fort, por asgjë e tillë s’u përsërit më.

Majlinda Rama

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − twelve =