Nga prilli do të paguani më shtrenjtë edhe faturën e ujit. Ja arsyeja - Arbëria News

Nga prilli do të paguani më shtrenjtë edhe faturën e ujit. Ja arsyeja

Një vit më parë, rritja e çmimit të ujit të pijshëm për Tiranën, solli reagime të forta në publik.

Por duket se nga muaji prill, fatura e ujit që do të na vijë, do të jetë më e shtrenjtë. Nuk bëhet fjalë për rritje të çmimit të ujit, por të faktit se në të do të vendoset edhe taksa më e re e qeverisë, ajo e pasurisë.

Sipas asaj që raporton, TV Klan, qeveria ka vendosur që taksën e pasurisë t’ia lerë në dorë bashkive për ta mbledhur, dhe agjenti tatimor në këtë rast do të jetë Drejtoria e Ujësjellësit.

Në këtë mënyrë, nëse sot fatura mesatare e ujit për një familje në kryeqytet, e cila shpenzon 30 metër kub në muaj, është 2400 lekë tashmë edhe më taksën e re, për Prillin ajo mesatarisht do të rritet me 400 lekë.

Edhe për bizneset, taksa e pronës do të mbahet po ashtu te fatura e ujit.

Sipas vendimit të qeverisë çdo individ detyrohet që të paguajë në vit 0.05% të vlerës reale të shtëpisë së tij, ndërsa biznesi 0.2% të vlerës. /syri.net/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 − 1 =