Ngjarje e rëndë në Itali, nëna shqiptare me dy fëmijët digjen brenda në shtëpi - Arbëria News

Ngjarje e rëndë në Itali, nëna shqiptare me dy fëmijët digjen brenda në shtëpi

Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e një familje shqiptare që jeton në Firence të Italisë.

Flakët kanë djegur rëndë tre prej pjesëtarëve të familjes, djalin 8 vjeçar, vajzën 11 vjeçare dhe nënën e tyre.

Dyshohet se motivi i shpërthimit të flakëve në shtëpi ka ardhur si pasojë e një incidenti që ka ardhur nga duart e fëmijëve, pasi ata po luanin me një çakmak dhe pa dashur i kanë vënë flakën divanit ku qëndronin.

Të plagosurit kanë djegie në mbi 50% të trupit dhe ditën e djeshme vogëlushi 8 vjeçar i është nënshtruar një operacioni. 11 vjeçarja ndodhet në reanimacion, ndërsa nëna e tyre është transportuar me helikopter në spitalin e Torinos për shkak të gjendjes së rëndë.

/Gazeta Express/

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + 1 =