“Ngrin” Shqipëria, temperatura nën normalen, 70% e territorit nën “diktatin” e borës - Arbëria News

“Ngrin” Shqipëria, temperatura nën normalen, 70% e territorit nën “diktatin” e borës

Ashtu siç pritej edhe gjatë ditës së sotme në Shqipëri do të mbizotërojë një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, more about ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore duke gjeneruar reshje dëbore.

Sipas parashikimeve gjatë ditës së sotme 70 % e territorit të ketë reshje dëbore e cila do të zbresë deri në zonën e ulët por në sasi të pakta.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë dobësim të ndjeshme të reshjeve duke bërë që dominuese të jenë vranësirat dhe intervalet e shkurtra me kthjellime. Gjatë natës do të ketë ndërprerje totale të reshjeve në të gjithë vendin.

Sipas “MeteoAlb”, health temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale të ditës, si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga Siberia.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 48 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke bërë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim 3 apo 4 ballë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × four =