NGUTUNI TA KAPNI ASHENSORIN – LIBRI I PËRKTHYER NGA SHKRIMTARI NAUM PRIFTI JU GARANTON TË QESHURA PËR TËRË VITIN - Arbëria News

NGUTUNI TA KAPNI ASHENSORIN – LIBRI I PËRKTHYER NGA SHKRIMTARI NAUM PRIFTI JU GARANTON TË QESHURA PËR TËRË VITIN

 

 

 

 

Me perkthim nga shkrimtari Naum Prifti, Botime Cabej i sjellin lexuesit shqiptar vepren klasike të autorit Roald Dahl “Çarli dhe Ashensori i Madh prej Xhami”.

Botimi me format te madh dhe kopertine te forte permban 160 faqe dhe ilustrime me ngjyra nga Kuentin Bjeik.

Aventurat e Carlit dhe Vili Vonkes ne ashensor i kapercejne kufijte planetar dhe me fantazi te mrekullueshme japin mesime te hatashme per cilindo ne toke.

Ne faqet e librit gjenden edhe formula komike sesi te behesh politikan, te mposhtesh semundjet e pleqerise,

te kthehesh ne moshen e femijerise edhe me pertej ne saje te dy barnave:

Vonka-Vite dhe Vita-Vonka.

Këtë herë Roald Dahl vjen në shqip në një format të madh krejt të ndryshëm nga më parë dhe plot ngjyra, për të na ofruar të gjithëve një lexim kozmik!

Por çfarë po ndodh ndërkohë me Çarli Buketin dhe Vili Vonkën pasi lanë pas Fabrikën e Çokollatave?

Ashensori i madh prej xhami po vozit hijshëm lart në qiell, treqind metra mbi Fabrikën e Çokollatave! Vili Vonka, Çarli Buket dhe familja e tij mund ta shohin gjithë botën poshtë tyre.

Mirëpo ata nuk e dinë që nuk janë vetëm atje lart!
Në hotelin hapësinor SHBA, mrekullia e arritjeve të epokës kozmike, i cili sapo është lëshuar në orbitë, kanë hyrë vermicjet përbindëshe, qeniet më lebetitëse të krejt universit…
Me shqipërimin mjeshtëror të Naum Priftit, “Çarli dhe ashensori i madh prej xhami” është dhurata e përkryer për lexuesin shqiptar që i jepet në dorë një kryevepër me përkthim kryevepër!

 

NGUTUNI TA KAPNI ASHENSORIN. LIBRI I  PERKTHYER NGA SHKRIMTARI  NAUM PRIFTI JU GARANTON TE QESHURA PER TERE VITIN.

/VOAL/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five − 4 =