Nis aksioni i kuponave tatimorë në Jug të vendit - Arbëria News

Nis aksioni i kuponave tatimorë në Jug të vendit

download

Administrata tatimore ka zbarkuar sot në terren në një aksion të përqendruar për kuponin tatimor që ka nisur nga zonat turistike. Ashtu siç kishte lajmëruar më parë edhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj kontrollet e tatimoreve kanë nisur nga kryeqendrat e turizmit si, there Velipoja, buy Durrësi, Shëngjini, dhe përgjatë bregdetit të jugut nga Vlora deri në Sarandë.

Sipas verifikimeve nga terreni, tatimoret në këtë aksion janë të shoqëruar edhe nga Policia e Rendit, teksa në zonat turistike ka zbarkuar edhe policia bashkiake për të forcuar kontrollet për taksat vendore. Në foton bashkangjitur një inspektor i tatimeve është duke kontrolluar për leje aktiviteti disa ambulante provizore në shëtitoren buzë plazhit të Shëngjinit.

Subjekt i kontrollit janë të gjitha bizneset, nga ambulantet deri tek baret, restorantet etj. Sipas vëzhgimit të Monitor nga zona e Shëngjinit tatimoret janë duke verifikuar nëse bizneset janë të regjistruar apo ajo dhe nëse kuponët po lëshohen me vlerën reale të shitjes. Bizneset pohojnë se që kur ka nisur sezoni turistik kontrollet e tatimeve nuk kanë reshtur. Grupe të posaçme janë instaluar me kohë  në zonat me çmimet më të larta.

Bizneset e zonës pohojnë se kur kontrollet  e tatimorëve janë individuale, prevalon korrupsioni pasi tatimorët kërkojnë para në dorë kundrejt disa rregullave që bizneset e tezgave nuk i njohin mirë.

Nga një studim i mëparshëm për nivelin e riskut, administrata tatimore ka gjetur se bizneset në sektorin e turizmit kanë nivel të lartë informaliteti.  Hotelet dhe restorantet hyjnë në 5 aktivitet me riskun më të lartë të mospagesës së taksave.

Dy ditë para fillimit të fushatës, Ministri i Financave Arben Ahmetaj i është drejtuar administratës tatimore dhe inspektoreve të terrenit me një letër të hapur, për pritshmëritë e tij nga kjo fushatë, komunikimin dhe edukimin e sipërmarrjes dhe qytetareve, modestinë dhe profesionalizmin e inspektoreve në terren.

Ligji detyron që Tatimpaguesit, që kryejnë qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve, për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, janë të detyruar të fusin dhe të përdorin sistemin fiskal, nëpërmjet përdorimit të pajisjeve fiskale, për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe për lëshimin në  mënyrë të detyrueshme, të kuponit tatimor.

 

Këshilli i Ministrave miraton karakteristikat teknike e funksionale të pajisjeve fiskale, të sistemit të integruar të kompjuterizuar për transferimet periodike, automatike të deklarimeve financiare, të sistemit të komunikimit, procedurën dhe dokumentacionin për miratimin e tyre, kriteret për pajisjen me autorizim të shoqërive, që ofrojnë pajisjet fiskale, si dhe kushtet e heqjes së autorizimit për këto shoqëri.

 

Ministri i Financave, me udhëzim, miraton procedurën dhe dokumentacionin për miratimin për përdorim të pajisjeve fiskale, elementet e kuponit tatimor, mënyrën e kontrollit dhe kontrollin e pajisjes fiskale, distancën e ruajtjes së kuponit tatimor dhe rregullat për mirëmbajtjen e tyre teknike e të shërbimit

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 1 =