Nishani mesazh urimi homologut François Hollande në Festën Kombëtare të Francës

Me rastin e Ditës së Bastijës dhe Festës Kombëtare të Francës, Presidenti Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës franceze, François Hollande.

Kremtimi i 14 korrikut, Ditës së Bastijës dhe Festës Kombëtare të Francës, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të dërgoj urimet më të ngrohta e miqësore për ju dhe qytetarët e vendit tuaj. Kjo ditë e shënuar për Francën dhe francezët, por jo vetëm, më jep mundësinë të shpreh kënaqësinë për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe mirënjohjen e thellë për mbështetjen e gjithanshme që Franca i ka dhënë zhvillimit dhe proceseve demokratizuese të vendit tim. Ndër dekada, Franca ka qenë frymëzuese për kulturën dhe arsimin shqiptar, por pas vendosjes së demokracisë në fillim të viteve ’90, ka qenë dhe një kontribuese aktive në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike në Shqipëri. Falë edhe këtij kontributi, sot vendi im është anëtar i NATO-s dhe vend kandidat në Bashkimin Evropian. Përfitoj nga rasti t’ju siguroj Shkëlqesi se Shqipëria është e vendosur të vijojë me përkushtim në rrugën e saj të integrimit evropian dhe përmbushjen e standardeve të nevojshme që do t’i mundësojnë hapjen e negociatave të aderimit në një kohë sa më të shpejtë”, vijon më tej mesazhi i Presidenti.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 1 =