Nishani: Reforma në drejtësi po bëhet nga militantë të politikës - Arbëria News

Nishani: Reforma në drejtësi po bëhet nga militantë të politikës

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”34495″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Presidenti i Republikës, side effects Bujar Nishani nuk është i kënaqur me ekspertët që janë përfshirë në përgatitjen e reformës në drejtësi. Duke theksuar sërish se institucioni i Presidencës nuk është thirrur në tryezat e punës, price Nishani tha dje në një intervistë për “Tv Klan” se reformën në drejtësi po e përgatisin militantë ekstremistë të politikës.

“…Sistemi i drejtësisë ka nevojë për një reformë të thellë, imediate, të vërtetë dhe nuk ka nevojë dhe do të mbetet i kërcënuar nëse nevojat për reformë amplifikojnë apo fshehin qëllime të caktuara, nga segmente të caktuara që përmes paligjshmërisë dhe zhbërjes së standardeve, të vendosin nën influencën politike mekanizmat shtetërorë përfshirë dhe atë të drejtësisë që është një nga më të rëndësishmit dhe një nga më madhorët të një shoqërie dhe të shtetit të së drejtës dhe shtetit ligjor”, – tha dje Nishani. Presidenti foli më konkretisht.

“Reforma në sistemin e drejtësisë së pari duhet të përfshijë specialistët dhe profesionistët e pavarur të fushës së jurisprudencës në Shqipëri. Nuk mund të realizohet dhe nuk do të ketë besueshmëri dhe as cilësi ndërmarrja e hapave dhe propozimeve që vijnë nga ndërgjegje prej njerëzve militantë politikë. Nuk mund ta realizojnë dot në mënyrë të vërtetë reformën në drejtësi militantët ekstremistë të politikës”, – shtoi ai.

Për pasojë, Nishani theksoi: “Ajo që unë kam konstatuar me shumë kujdes dhe që vazhdoj të shpreh si shqetësim timin personal dhe të institucionit që përfaqësoj, ka të bëjë me faktin e shmangies nga mendimi profesional dhe ekspertiza e specialistëve të pavarur të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Nuk mund të hidhet hi syve duke angazhuar militantë partiakë nën zërin, nën zërin, nën emrin e specialistëve në këtë proces shumë të rëndësishëm”. Nishani tha se do të vazhdojë të këmbëngulë për të kërkuar angazhimin e profesionistëve dhe specialistëve të pavarur në çështjet e draftimit të të gjithë legjislacionit që ka të bëjë me reformën në drejtësi.

Kreu i shtetit foli edhe për ecurinë e deritashme të reformës në drejtësi duke prekur edhe shmangien që, sipas tij, i është bërë institucionit të Presidencës. “Ka pasur shenja shumë serioze duke filluar nga shmangia e institucioneve të rëndësishme siç është Institucioni i Presidentit të Republikës, nga shmangia e zërave profesionistë dhe tërësisht të pavarur për të dhënë mendimin e tyre dhe unë gjej rastin dhe përfitoj nga mundësia që më jepni ju në këtë intervistë, t’u bëj thirrje të gjithë profesionistëve të paanshëm të fushës së jurisprudencës në Shqipëri që të thonë fjalën e tyre, të angazhohen me mendimin e tyre profesional dhe ekspertizën e tyre jo vetëm për të adresuar problematikat, por edhe për të propozuar mekanizmat e duhur për të bërë dhe për të realizuar një reformë të vërtetë në sistemin e drejtësisë”, – tha ai.

Presidenti theksoi se Shqipëria ka nevojë jo për modele hibride, por për të implementuar dhe aplikuar modelet e praktikave më të mira që ekzistojnë sot në vendet e Bashkimit Evropian. Por cili do të jetë qëndrimi që do të mbajë Nishani në momentin kur ligji do t’i shkojë për dekretim?

“Do të respektoj hapësirën dhe të drejtën time kushtetuese, në qoftë të se do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila reflekton standardet qoftë të së drejtës, qoftë balancimit të pushteteve, qoftë të kontrollit dhe shtetit, le të themi, të distancuar nga institucionet, të distancuar nga ndërhyrja politike, pa dyshim që unë do ta mbështes dhe do ta dekretoj. Në rast se do të ketë konstatime që pjesë të këtij legjislacioni do të bien ndesh me Kushtetutën, do të mbaj të njëjtin qëndrim që kam mbajtur deri më sot në sjelljen time institucionale”, – u përgjigj ai.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × three =