Nishani: Situatë shumë e polarizuar politike, fryme arrogance nga mazhoranca - Arbëria News

Nishani: Situatë shumë e polarizuar politike, fryme arrogance nga mazhoranca

presidenti-nishani-konference-per-shtyp

Presidenti Bujar Nishani ka lëshuar një lum kritikash në drejtim të mazhorancës aktuale, pharm ndërsa ka theksuar se realizuar detyrat kushtetuese për të denoncuar dhe ndaluar (për aq sa ka qenë e mundshme) cenimin dhe tejkalimin e përcaktimeve kushtetuese në mekanizmat (legjislacioni) që qeveria ka ndërtuar për të menaxhuar jetën e qytetarëve dhe pasuritë publike.

Duke komentuar edhe njëherë heqjen e fotos së tij nga zyrat shtetërore, Nishani deklaron se përmbajtja e atij gjesti ishte reflektim i një fryme arrogance për ta bërë të pa qenë çdo institucion apo pushtet tjetër përveç atij ekzekutiv.

Lidhur me reformën e nisur për sistemin e drejtësisë, Nishani akuzon se është mënjanuar qëllimisht prej shumicës, ndërsa akuzon dhe njerëzit e drejtësisë që po merren me këtë reformë.

Sipas tij, në sistemin tonë të drejtësisë prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar, të cilët janë gjithnjë të parët që vihen në shërbim të politikës dhe për sa kohë politika nuk e ka me seriozitet luftën kundër korrupsionit këta gjyqtarë nuk penalizohen kurrë, por nga njëra anë vihen në shërbim të synimeve politike të politikanëve dhe nga ana tjetër vijojnë t’i mohojnë drejtësinë qytetarit.

 Cilat janë disa prej pikave kulmore kryesore gjatë kryerjes së detyrës suaj? Si mund t’i përshkruani tani muajt e parë të punës suaj si President kur shumica aktuale erdhi në pushtet në vjeshtën e vitit 2013? Për shembull do të përmendja se duhet të ketë qenë e bezdisshme ku njëra prej masave të para të ndërmarra nga Kryeministri socialist, Edi Rama ishte heqja e fotografisë suaj nga zyrat e qeverisë…

Jam i lumtur që kam rezistuar natyrshëm në realizimin e detyrave të mia kushtetuese për të denoncuar dhe ndaluar (për aq sa ka qenë e mundshme) cenimin dhe tejkalimin e përcaktimeve kushtetuese në mekanizmat (legjislacioni) që qeveria ka ndërtuar për të menaxhuar jetën e qytetarëve dhe pasuritë publike. Për disa prej tyre ia kemi arritur t’ia dalim pas ndërhyrjeve edhe nga Gjykata Kushtetuese. Jam përpjekur maksimalisht ta përfaqësoj në mënyrë dinjitoze dhe të vërtetë vendin tim në raportet ndërkombëtare dhe proceset e partneritetit me të tjerët. Presidenti i Republikës ka edhe një detyrë shumë të rëndësishme e cila në jetën e përditshme kalon si “e pa dukshme” por ka një rëndësi fondamentale. balancimin e pushteteve. Jam i kënaqur që kam arritur ta ruaj këtë dimension shumë të rëndësishëm të Presidentit të Republikës si balancues i pushteteve të tjera duke mos rënë pre e asnjë qasje për ta kthyer këtë Institucion në një “kukull” apo “noter”. Ju përmendët një gjest të Kryeministrit të vendit në ditën e parë të tij në zyrën e shtetit: heqjen demonstrative të fotos së Kryetarit të Shtetit nga protokolli shtetëror. Në fakt përmbajtja e atij gjesti ishte reflektim i një fryme arrogance për ta bërë të pa qenë çdo institucion apo pushtet tjetër përveç atij ekzekutiv. Nuk besoj se ai gjest u dha qytetarëve më shumë punë, më shumë liri, më shumë prosperitet, më shumë ligjshmëri, më shumë të drejta, më shumë dinjitet.

 Keni mbushur tashmë tri vite në postin e Presidentit, cilat kanë qenë disa nga arritjet tuaja më të mëdha dhe cilat janë ato gjëra që ju kanë lënë kujtime të hidhura nga dështimi i tyre??

Unë do të preferoja shumë që qoftë vlerësimet për arritjet, qoftë gjykimet për mos arritjet ti bënin të tjerët, media, analistët, shoqëria civile, qytetarët e interesuar etj. Gjithsesi ndihem i keqardhur që nuk kam pasur mundësinë të ndaloja disa akte ligjore që janë në kundërshtim me Kushtetutën tone, por edhe me standardet bazë të lirive dhe të drejtave themelore të cila kanë pasur dhe do kenë më tej një ndikim negative në disa fusha të jetës së qytetarëve. Kam parasysh këtu ligjin për Kontrollin dhe Deklarimin e Pasurisë së politikanëve, ligjin për Shkollën e Magjistraturës, që është vënë tërësisht nën kontroll politik, ligjin për akcizën e duhanit, ligjin për Gjykatën Administrative që emëron ndihmësit e gjyqtarëve nga qeveria e një sërë aktesh të tjera.

Pas dy vitesh të shumicës aktuale në pushtet, si do ta vlerësonit situatën politike në Shqipëri, marrëdhëniet mes shumicës dhe opozitës, dhe përveç kësaj, situatën ekonomike në vend? Zoti President, Shqipëria po përjeton në nga periudhat më të vështira pas viteve 1990-të kur qytetarët për largohen në masë duke kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian, veçanërisht në Gjermani. A po përballen shqiptarët me rrezikun e humbjes së liberalizimit të vizave për në vendet e zonës Shengen?

Për fat të keq konstatoj një situatë shumë të polarizuar politike, e cila po thellon çdo ditë e më shumë mosbesimin. Të mos harrojmë se atje ku mungon besimi mungon respekti dhe toleranca. Kjo do të thotë se rritet urrejtja. Rreziku më i madh për një shoqëri, sepse kap disa breza.

Jam realisht i shqetësuar për situatën ekonomike. Kam vlerësuar dhe vlerësoj sinqerisht një sërë përpjekjesh dhe reformash të ndërmarra nga qeveria, por, rritja e borxhit (më së shumti kompozimi i tij), evazioni i madh fiskal në tatime dhe dogana, mungesa e investimeve direkte, mungesa e një transparence totale në prokurime, korrupsioni në punët dhe shërbimet publike duhet ta shqetësojnë urgjentisht qeverinë për një adresim të ri në ekonominë e vendit. Është pikërisht situata ekonomike ajo që ka demoralizuar qytetarët dhe po i shtyn ata drejt largimit.

Sistemi i drejtësisë ka qenë një prej objektivave madhore të reformës në të cilën ju jeni i përfshirë drejtpërsëdrejti si Kreu i Shtetit dhe si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në të njëjtën kohë ka shumë akuza për korrupsion në gjyqësor që pengojnë mirëfunksionimin e kësaj shtylle të shtetit shqiptar. A mundeni të na shfaqni pozicionin tuaj përkundrejt kësaj çështje ndërsa po punohet ndërkaq për zbatimin e reformës në gjyqësor?

Në sistemin tonë të drejtësisë ka ende prokurorë dhe gjyqtarë të cilët u formuan dhe u rritën profesionalisht në regjimin diktatorial me kulturën e të qenit mjet represioni në dorën e elitës shtetërore për të shtypur dhe dhunuar qytetarët dhe shoqërinë në tërësi. Disa prej këtyre nuk arritën të përshtaten me sistemin e ri politik që u vendos në Shqipëri dhe janë pikërisht këta që vazhdojnë të spikaten si pjesa më agresive e anësisë politike përsëri në ushtrimin e detyrës së tyre.

Ka në sistemin tonë të drejtësisë prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar, të cilët janë gjithnjë të parët që vihen në shërbim të politikës dhe për sa kohë politika nuk e ka me seriozitet luftën kundër korrupsionit këta gjyqtarë nuk penalizohen kurrë, por nga njëra anë vihen në shërbim të synimeve politike të politikanëve dhe nga ana tjetër vijojnë t’i mohojnë drejtësinë qytetarit.

Ka në sistemin tonë prokurorë dhe gjyqtarë të pa aftë që janë të parë që rendin të bëhen zëri publik i qëllimeve të mbrapshta politike të pushtetit.

Presidenti i Republikës në interes të një reforme reale dhe gjithëpërfshirëse mori nismën dhe organizoi tryezën për këtë reformë në tetor të vitit 2014. Kjo nismë u bllokua me shpejtësi nga qeveria dhe ajo e mori tërësisht nën kontrollin e saj procesin.

Përfaqësuesi i Presidentit i vënë në dispozicion të komisionit ad-hoc parlamentar që në janar 2015 u injorua tërësisht dhe askush nga institucioni i Presidentit të Republikës nuk u ftua në këtë proces deri në fundin e muajit prill kur dhe u fol për një dokument analitik të arritur tashmë.

Në vazhdën e pyetjes së mësipërme, Zoti President, mendoni se reforma të tilla kyçe duhet të kryhen pa gëzuar konsensusin e klasës politike, madje do të thosha, të mbarë popullit, të cilët për shembull janë ndikuar nga ndarja e re administrative territoriale e Shqipërisë?

Reforma në sistemin e drejtësisë ka nevojë të detyrueshme për konsensus. Maxhoranca dhe opozita kanë përgjegjësi të njëjta. Askush nuk duhet të ikë nga angazhimi për këtë reformë. Çështjet që përkojnë me ndryshimet kushtetuese duhet me doemos të aprovohen me referendum. Kushtetuta jonë është miratuar me referendum. Kush mendon se reforma kushtetuese është çështje numrash të sajuar në Parlament nuk do reformë. Për sa i takon çështjes të ndarjes së re administrative të vendit unë pres me shumë interes nisjen e reformës së decentralizimit të kompetencave dhe administrimit të pushtetit vendor si dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Zoti President, a ka koordinim të veprimeve tuaja për sa i përket aspektit diplomatik të politikës së jashtme me Kryeministrin dhe me Ministrin e Jashtëm?

Jam përpjekur e do vazhdoj kështu, të koordinoj me Ministrinë e Jashtme dhe Qeverinë në këtë çështje shumë të rëndësishme.

Është folur shumë për dekriminalizimin e Parlamentit dhe të skenës politike në përgjithësi në Shqipëri. Por për fat të keq, ashtu siç edhe u rikonfirmua nga raporti më i fundit vjetor i Departamentit të Shtetit si dhe nga Ambasada amerikane në Tiranë, është fatkeqësi që edhe në Parlament ka disa politikanë të inkriminuar, të cilët kanë qenë të përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore. Por siç janë gjërat, duket sikur udhëheqja dhe në këtë rast, shumica, nuk po ua vë veshin paralajmërimeve. A keni ndërmarrë ndonjë nismë për të bashkëpunuar me forcat politike që ta kapërceni këtë shqetësimin jo vetëm të partnerëve ndërkombëtarë, por edhe të popullit që do të përfaqësohet nga ligjbërës dinjitozë e të përkushtuar?

Fakti që individë të hetuar, ndaluar apo dhe dënuar për trafik narkotikësh, vajzash apo krime të tjera të rënda janë pjesë e Parlamentit, drejtimit të bashkive apo enteve të tjera publike është shumë e rëndë për ne. Këtë peshë, e them edhe njëherë, do mund ta hedhë tutje vetëm angazhimi i shumicës së qytetarëve.

Zoti President, ngjarja e përgjakshme e majit të shkuar në Kumanovë të Maqedonisë ka ngritur disa pikëpyetje duke lënë pas një barrë jo vetëm për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoninë, por edhe për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e atij vendi fqinj. A mendoni se ka një hezitim nga ana e disa qarqeve të caktuara për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit?

Ngjarjet e fundit në Kumanovë kërkojnë medoemos të hetohen në mënyrë të pavarur dhe transparente që të mos përsëriten më kurrë në atë vend dhe kushdo që ka qenë i përfshirë të marrë përgjegjësitë që meriton. Do të ishte e dëmshme për vetë Maqedoninë nëse tentohet që ajo ngjarje të justifikohet si një konflikt etnik. Natyrisht që është detyrim i të mandatuarve nga komuniteti shqiptar që të mbrojnë të drejtat dhe standardet e jetës së popullsisë shqiptare atje. Unë i vlerësoj shumë angazhimet e liderëve politikë shqiptarë atje nga të gjitha partitë pasi janë realisht institucionalë, të matur dhe me përgjegjësi për çka përfaqësojnë dhe për vendin e tyre.

Cila janë disa nga sfidat të cilave do t’u përkushtoheni përgjatë dy viteve të ardhshme të mandatit tuaj? A mendoni se do të ishte i nevojshëm një tjetër mandat pesëvjeçar për t’ju bërë të thoni se: “Po, i përmbusha objektivat që i kisha vënë vetes në shërbim të Shqipërisë dhe popullit të saj”?

Unë do të punoj dhe përpiqem shumë fort për vendin tim deri sa të kem frymë. Nuk do them kurrë që e mbarova angazhimin tim për vendin për sa kohë do jem në këtë jetë.

Si po i kalon këto ditë të nxehta gushti zoti Nishani?

Jeta ime private dhe ajo e familjes sime janë shumë të shtrenjta për mua. Ne duhet të jemi para së gjithash; njerëz të zakonshëm, familjarë të devotshëm, prindër të dhimbsur, qytetar të zakonshëm të këtij vendi në mënyrë që të ndjejmë më pas të gjithë përgjegjshmërinë e duhur për të bërë punët institucionale dhe detyrat shtetërore. Për mua Shqipëria është vendi më i bukur në botë. Ka halle dhe mungesa zhvillimi ende të shumta. Por shqiptarët do ta bëjnë atë shumë herë më të mirë nga ç’është sot. T’u them të drejtën nuk jam shumë i dhënë pas kafeneve dhe restoranteve, por më pëlqen shumë të udhëtoj, në çdo cep të vendit. Këto plane kam edhe për ditët në vijim. Kryesisht, kohën e këtij muaji do ta ndaj mes Tiranës (zyrës) dhe Durrësit (bregut të detit), atje kam dhe vendlindjen time, prindërit dhe shumë miq. Por disa fundjava i kam rezervuar për majat e disa maleve të Shqipërisë.

“Albanian Daily News”

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 3 =