Nishani uron homologun kosovar për pavarësinë e Kosovës

Presidenti Bujar Nishani ka uruar homologun kosovar për 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij Nishani shprehet se Kosova shumë shpejt do të bëhet anëtare aktive e organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare.

“Përfitoj nga rasti të përshëndes gjithashtu, të gjitha arritjet e deritanishme të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj për ndërtimin e shtetit të pavarur dhe funksional të Kosovës, si dhe kontributin e rëndësishëm të dhënë në funksion të paqes, sigurisë dhe zhvillimit të rajonit. Jam i bindur se falë këtij progresi, por edhe mbështetjes domethënëse të partnerëve, Kosova shumë shpejt do të bëhet anëtare aktive e organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare, si dhe do të avancojë krahas vendeve të tjera të rajonit, në agjendën e saj evropiane”, thuhet në mesazhin e Nishanit.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − eleven =