Do nisim shumë 'pako dhuratash' drejt jush/ Koreja e Veriut kërcënon SHBA-në: - Arbëria News

Do nisim shumë ‘pako dhuratash’ drejt jush/ Koreja e Veriut kërcënon SHBA-në:

Koreja e Veriut ka paralajmëruar se do të nisë “shumë pako dhuratash” drejt SHBA -së nëse vazhdon të ushtrojë presion ndaj regjimit.

Han Tae Song, ambasadori i Koresë së Veriut (DPRK) në OKB, tha në Gjenevë se kohët e fundit kishte një nisur “një dhuratë” drejt Shteteve të Bashkuara dhe se më shumë do të tjera do ta pasonin.

Duke folur për Konferencën e OKB-së për Çarmatimin botëror,  dy ditë pasi vendi i tij kishte shpërthyer testin e gjashtë dhe më të madh bërthamor, ai tha se masat vetë-mbrojtëse të Koresë së Veriut janë dhuratë drejtuar askujt tjetër përveç SHBA-së.

“SHBA do të marrin më shumë pako dhuratash nga vendi im për sa kohë që bëjnë provokime të pakujdesshme dhe përpjekje të kota për të ushtruar presion mbi ne”, shtoi ai./SYRI.net/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + 9 =