Një 44-vjeçar ekzekutohet me armë në fshatin Shegas të Lushnjes - Arbëria News

Një 44-vjeçar ekzekutohet me armë në fshatin Shegas të Lushnjes

Lushnje – Një 44-vjeçar është ekzekutuar me armë mbrëmjen e sotme në fshatin Shegas të Lushnjes. Mësohet se viktima është Qemal Alla. Policia pasi është njoftuar mbi ngjarjen po shkon në vendgjarje për të zbardhur atë. Policia bën të ditur se viktima është identifikuar si Qemal Alla, ish-kryeplak i këtij fshati. Ai u qëllua me armë përpara derës së banesës së tij nga persona të panjohur. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar. Rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo ngjarje janë ende të paqarta.

Autor: Agron LLupi

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − twelve =