Nje propozim i përbashkët Prishtinë-Kosovë - Arbëria News

Nje propozim i përbashkët Prishtinë-Kosovë

Nga Grid Rroji

Presidenti Trump sapo dha një sinjal të qartë, fshatçe ashtu siç bën ai me mënyrën e vet të komunikimit, se linja e SHBA-ve për NATO-n është ” nëse doni të mirat e aleancës shtoni shpenzimet ushtarake e mbi të gjitha bleni në SHBA”.

Ju lutem gjithologëve dhe specialistëve të na i kursejnë kritikat për mënyrën e qeverisjes së Trampit. SHBA kanë institucione shtetërore dhe i ndajnë vetë punët e veta.

Sa për politikën e jashtme, debatet mbi qasjet globale u takojnë fuqive të mëdha, dhe vendeve të vogla si Shqipëria u duhet të analizojnë dhe përllogarisin saktësisht si dhe sa preken interesat e tyre nga lëvizjet e të mëdhenjve, dhe cilat janë hapat që duhen ndërmarrë praktikisht për të ruajtur në maksimumin e mundshëm sovranitetin.

Ja një përgjigje e mundshme pyetjes ” ça t’bojmë ne mër jahu, mo mirë rrimë urtë e hajm nai peshk (t’freskët se n’Shqipni ene Salmonin ta shesin për t’freskët), se si i thonë i llafi qingji butë thith dy nona”: po sikur ato paratë që këto bandat shpenzojnë për lobim politik në SHBA plus një taksë për ushtrinë që ta paguajë gjithkush zotëron mbi 1 milion euro mall e pasuri, le të themi për 15 vjet e pastaj e rishqyrtueshme, për përdorim thjesht për ringritjen e ushtrisë, rikthimin gradual të shërbimit ushtarak pa dallim gjinor, rindërtimin e logjistikës (ose më mirë rikthimin nga privatizimi kriminal i logjistikës që kanë gllabëruar oligarkët) dhe rifurnizimin me armatime etj.etj. sipas një programi të specialistëve ushtarakë, tja propozojmë si shpenzim eksluziv industrisë ushtarake të SHBAve duke kërkuar në këmbim ulje të konsiderueshme çmimi, ndoshta projekte të përbashkëta për rigjallërimin e industrisë shqiptare të armëve të lehta etj?

Po sikur ta bënim këtë propozim bashkërisht me qeverinë e Kosovës?

Kjo do sillte rritjen e shpenzimeve ushtarake në përqindje dhe tërësi, por do të krijonte një kompleks industrialo ushtarak shqiptar që ka ekonominë e vet të shkallës, sigurisht në përmasat që i ka mundësitë Shqipëria.

Mund të kishte edhe propozime të tjera në të njejtën kahje, sepse sigurisht që duhet me qenë naiv me besu se do pranohej ashtu si duam ne dhe ky është thjesht një status FB-je.

Ama do ishin zgjidhje prej shtetarësh dhe në çdo rast paratë do shpenzoheshin për forcimin ushtarak të shtetit.

Por, do të duheshin shtetarë e jo gjarprinj antishqiptarë, hajna e kriminelë të paskrupullt në krye të shtetit dhe politikës së të gjitha krahëve. Andaj dhe zgjidhja fillon nga shtetkombi.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 3 =