Nuk i dhanë rrogën në supermarket, tenton të vetëdigjet ish-punonjësi - Arbëria News

Nuk i dhanë rrogën në supermarket, tenton të vetëdigjet ish-punonjësi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës, ku një person ka tentuar të vetëdigjet. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi S.Zh, ka hipur në tarracën e marketit ku kishte punuar dhe tentoi të vetëdigjej pasi nuk është paguar. Pas negociatave me policinë ish-punonjësi ka hequr dorë nga akti i rëndë.

Informacion paraprak
Me datë 05.12.2017, rreth orës 10:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në autostradën Tiranë – Durrës, një shtetas tenton të vetëdigjet.

Menjeher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Ne autostradën Tiranë-Durrës, në rrugën dytësore, në taracën e një marketi shtetasi S.Zh., ish punonjes në ketë market, ka hipur në taracë dhe tenton të vetëdigjet pasi nuk është paguar.

Menjëhere kanë ndërhyrë shërbimet e policisë së bashku me pronaren e biznesit, ku pas negociatave shtetasi S.Zh është bindur dhe ka zbritur pa u lënduar. Shtetasi S.Zh shoqëruar për në Komisariat për sqarime të mëtejshme.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × two =