Nuk mund të heshtet më... - Arbëria News

Nuk mund të heshtet më…

Nga Përparim Kabo

…dje mësuam se një gjyqtar i Gjykatës së Lartë kishte kryer një vjedhje ordinere në Itali dhe ishte dënuar atje me një penalitet që qe konvertuar në gjobë…Ajo që më bën përshtypje është fakti që ky akt ishte kryer para emërimit të tij…Tani unë pyes…se cili Parlament e votoi këtë gjyqtar, cili president e dekretoi…?! Vetingu po nxjerr sheshit kalbësirën që kuturbon ngado…tej e anë thellë e maj në vendin tonë..Institucione të shprishur ku nuk gjen as besim, as etik, as respektim ligjor e as vlera njerëzore…Avokatë që kur flasin mundohen të argumentojnë se vetëm klienti i tij nuk ka përgjegjësi e është në rregull…punonjës drejtësie me statusin Prokuror që i kanë bërë  me demek lekët në lloto…Sa infantil që janë,.. a thua se ato atje nuk mund të llogariten…Po ja një hop po i pranojmë leqenditë e tyre …Po mirë mo prokuror i shtetit…si ke kohë e nerva ngasje dhe pasion, që të bëhesh llotoxhi apo më esetikisht llotorar…si s’paske kohë të thellohesh me studime në jurispudencë…të shikosh dosje që të njohin me precedentin…me kulturën juridike europiane apo anglosaksone…si ? Një sistem i kalbur? Tani unë bëj një pyetje tjëtër…Si kanë kaluar shkollën e magjsitraturës këta tipa? Ju kam propozuar drejtuesve të asaj shkolle testin kulturor…jam gati tua bëj unë falas pa shpërblim me së paku 100 libra kryesor mbi tavolinë, të hapur dhe të provojmë se çfarë kanë lexuar këta individë që pranohen në këtë shkollë…Madje pas asaj që ndodhi me kandidatët për KLP dhe KLGJ unë jam i bindur se testi kulturor do të rrëzonte shumë syresh…Çuditërisht atë që nuk e dinte se çfarë libri po lexonte dhe që një javë të shkuar i ishin afruar me ryshfet por ai e kishte refuzuar(por nuk e kishte denoncuar…. mos kallximi krimit dënohet si krim) pikërisht ky u zgjodh nga deputetët për në organet e reja…llum llum llum…Drjetësi e vonuar është drejtësi e munguar…ky është një parim universal në jurispudencë…Shqipëri orientale si e pa dhe e la Edith Durhami…më 1908…kur shkruante…Zyrtarët e Lartë i blejnë postet…zyrtarët e ulët nuk jetojnë me pagat por më ryshfet…drejtësi janë caktuar të japin pikërisht ata që e shkelin drejtësinë…! 110 vjetë në vend numuro…Por, por ah të lutem do hymë në Bashkimin Europian…Ne jemi të lumtur por ende nuk e kuptojmë kjo është sfida jonë…Medet…historia vazhdon.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − four =