OKB: Trafikimi i fëmijëve arrin shifra alarmante, 2015-ta viti i frikës - Arbëria News

OKB: Trafikimi i fëmijëve arrin shifra alarmante, 2015-ta viti i frikës

Në mbarë botën trafikimi i fëmijëve ka arritur në shifra alarmante, unhealthy sipas statistikave të fundit 825.000 fëmijë janë trafikuar çdo vit dhe 5 milionë vajza nën moshën 15 vjeçare janë detyruar të martohen. 85 milionë prej të cilave janë angazhuar në punë të rrezikshme.

Është ky raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara, click i cili paraqet shifra të frikshme mbi trafikimin dhe zhvendosjen me dhunë të fëmijëve nga bankat e shkollës. 2015-ta është viti i frikës për fëmijët, në këtë përfundim ka dalë edhe ish-kryeministri britanik, Gordon Brown.

Fëmijët janë duke përjetuar barrën e përshkallëzuar të krizës së refugjatëve në mbarë botën, kjo për shkaqe të ndryshme, si luftërat apo fatkeqësitë natyrore që i kanë detyruar të zhvendosen.

“Ne presim që këto shifra të rriten dhe kjo është pjesa më e rrezikshme e këtij raporti” – u shpreh Gordon Brown, duke argumentuar se sot vendet më të trazuara të botës i kanë dyert e hapura për trafikantët. Dhe në fakt ky është një skenar i njohur, vajzat rrëmbehen në rrugët e Nepalit e ndërsa adoleshentet detyrohen të martohen me dhunë në Siri, Liban, Turqi dhe Jordani.

Ekspertët shprehen se kjo është një nga krizat humanitare që kërkon më shumë vëmendje, pasi lidhet drejtpërdrejtë me jetën e të pafajshmëve.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 − 7 =