Opozita greke kërkon detaje mbi ecurinë e marrveshjes Shqipëri-Greqi - Arbëria News

Opozita greke kërkon detaje mbi ecurinë e marrveshjes Shqipëri-Greqi

Opozita në Greqi kërkon të dijë më shumë sa i përket ecurisë së negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Deputetët e partisë ‘Demokracia e Re’ i kanë dërguar një letër Presidentit të Komitetit të Përhershëm të Mbrojtjes Kombëtare dhe Punëve të Jashtme.

Në letrën e tyre, ata kërkojnë një mbledhje me dyer të mbyllura për të diskutuar ecurinë e negociatave, marrëdhëniet shqiptaro-greke, hapësirën detare dhe të drejtat e pakicës kombëtare greke në vendin tonë.

Deputetët e opozitës greke kanë kërkuar edhe më parë në Parlament të informohen për bisedimet mes dy vendeve, por nuk kanë marrë përgjigje. Kjo gjë i ka detyruar ata që të bëjnë kërkesë për një mbledhje me dyer të mbyllura.

Deputetët e “Demokracisë së Re” theksojnë se “opozita është ende në errësirë për një çështje të rëndësisë kombëtare, e cila krijon shqetësim legjitim”.

Sipas tyre, negociatat mes Shqipërisë e Greqisë kanë arritur në një fazë kritike dhe rinegociimi për zonat detare pothuajse ka përfunduar. Në këtë mënyrë, thotë opozita greke, është e domosdoshme që ata të informohen për këtë marrëveshje. /tvklan.al

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + 1 =