Opozita qe fle brenda meje - Arbëria News

Opozita qe fle brenda meje

ABELI ishte i pari qe e kuptoi se te vdekurit nuk mund te protestojne.
E di çfare jam une dhe ti? Nuk jemi te vdekur, por Ne jemi nga ata tipa njerezish qe i zvogelojme shume gjerat. Jemi ne po ate vend te parehatshem ku ndihemi aq shume modernë. Por na mungon guximi te themi te verteten me friken se do lendojme tjetrin. Gjithmone te kujdesshem per te mos fyer njeri. Gjithmone ne kerkim te gjerave me te mira te mundshme. Etike, edukate. E domosdoshme per te duruar qetesine e çdokujt qe ka nje dinjitet per te mbrojtur. Ne jemi njerez qe nuk i thyejme rregullat. Ato qe shoqeria na urdheron t’i bejme, i zbatojme. Respektojme shtetin. Shteti e ka te pamundurt e marre huqet e mia dhe te tuat.
Une dua te protestoj, kam dashur te protestoj, kam protestuar.
Kam dashur te protestoj, jo kur me hoqen nga puna pa asnje shenje respekti e vleresimi, por ku u vrane gra si puna ime nga pushimi i padrejte prej pune. Por liderët qe kerkoja te me prinin, po festonin Krishtlindjet ne vende e vise ku protesta mund te jete per veren jo cilesore, apo sherbimin jo te mire te hotelit.
Ngeca ne heshtjen time, aq revoltuese.
Kam dashur te protestoj kur kam dale ekonomiste e deshtuar ne kohe krize per te mbajtur shtepine pa borxhe e pa hashash, por liderët qe duhej te me udhehiqnin ne proteste, nuk e kane kuptuar problemin tim. Nuk isha perfshire ne tema te medha ekonomike fitimprurese. Apo as perfshire ne hakmarrje mes grupesh rivale.
Kam dashur te protestoj per pamundesine per te protestuar, por ka munguar thelbi, shkaku i madh per te protestuar. Pasi protesta u be nen çader fiks si nje kavanoz reçeli ne 18 majin e famshem misterioz.
Dua te protestoj, por nuk dua te me drejtojne ne proteste ata qe qeshin me heshtjen time, ata qe perqeshin vdekjen time, ate lloj vdekjeje, se ciles Abeli i referohet.
Qe te bindem per proteste, dua nje kostum si te deputetes, nje Jaguar; nje pale kepuce, jo si te Hirushes, se keto qe veshin shqiptarkat e politikes jane edhe me te lakmuara e mijera numerime gishtash mbi kartemonedha; dua nje karte bankare si te Fullanit, nje makine si te kryetarit te partise, nje sekretar qe te genjeje ne vendin tim, te me fale edhe mua nje genjeshter qe ta kem gati per te shmangur takimet e padeshiruara me hallexhinjte. Dua nje spital privat qe te shkoj per qejfin tim, pa u stresuar ne eshte tumor apo ne eshte gur ne temth; dua nje ….
Dua edhe dy bileta avioni. Nje per vete dhe nje tjeter per opoziten qe fle brenda meje, si te jete ‘Bukuroshja e fjetur’
Atehere, perse duhet te protestoj une neser? Ia vlen te ngrihem nga varri? Apo te kthehem permbys ne po ate varr, sepse ne varrimin tim moren pjese edhe liderët e kesaj proteste, edhe liderët e protestave te dikurshme, qe sot, jane ne pushtet. Ah, mora pjese edhe une, si varremihes.
Nga Miranda Haxhia

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 − six =