Pёr njё gazetari dinjitoze - Arbëria News

Pёr njё gazetari dinjitoze

Nga Xhelil Aliu

Para disa kohёsh u krijua njё reaksion ndaj Kryeministrit i cili i kishte fyer gazetarёt duke u vёnё epitete qё ata nuk i meritonin. Dhe qenё tё shumtё ata qё dolёn nё mbrojtje tё gazetarёve, duke treguar solidaritet me ta. Edhe unё jam me gazetarёt, pasi kam punuar nё media pёr mbi 40 e kusur vjet. E di sё çfarё pune ёshtё ajo e gazetarisё, i di hallet dhe shqetёsimet e gazetarёve, i ndjej edhe pakёnaqёsitё e tyre ndaj njё lloj trajtimi, jo sipas punёs qё bёjnё, por simbas dёshirёs sё pronarёve. Por, dua tё dal nё njё pozicion tjetёr nё marёdhёnie me ta.

A e meritojnё tё gjithё emrin gazetar? Dhe a e bёjnё ata detyrёn e tyre ndaj publikut tё gjerё? Shtypi i shkruar duket se ecёn pёr inerci, duke u mbajtur, jo nga dёshira e njerёzve pёr informim dhe edukim, por nga manovrimet e pronarёve qё nёpёrmjet gazetёs mbulojnё diçka tjetёr, prej nga dalin edhe fitime tё majme. Dhe kёtu nuk dua qё tё zgjatem, pasi nuk ёshtё fusha ime. Por po qёndroj pak tek media elektronike. Ka vite tё tёra qё janё hapur e funksionojnё shumё stacione radiotelevizive private. Disa kanё bёrё emёr dhe kanё tёrhequr vёmendjen e publikut. Ndёr programet e tyre ka disa qё janё me tё vёrtetё pёr tu marё shembull, ashtu siç ka edhe gjёra tё rёndomta, tё cilat tё detyrojnё tё ndёrrosh kanalin.

Po, sa gazetari bёhet nё kёto stacione? Sa larmi kanё materialet qё serviren nga gazetarёt dhe a i pasqyrojnё ato hallet dhe problemet e pёrditёshme tё publikut tё gjerё? Gjithё gazetaria e sotme ёshtё e pёrmbledhur tek informacioni sensacional. Me njё mikrofon nё dorё gazetari rri me orё tё tёra dhe pret qё tё dalё nga mbledhja apo nga zyra njё deputet, njё politikan, njё ministёr apo dikush tjetёr, fjala e tё cilit pёrbёn lajm. Po pse nuk interesohesh tё gjesh me qindra e mijёra probleme qё ka shoqёria shqiptare sot! A thua sikur e tёrё jeta jonё vёrtitet e rrotullohet vetёm rreth Parlamentit dhe Kryeministrisё!

Kaq e ngushtё dhe e varfёr qenka jeta jonё? Kurrsesi jo. Dhe nё kёtё ngushtёsi dhe pa aftёsi tё trajtimit tё problemeve gjejnё terren disa gazetarё dembelё, qё e mbajnё vehten si tё zotёt pёr studio tё hapura. E vetmja gjё qё bёjnё kёta, ёshtё gjetja e dy palёve kundёrshtare tё cilёt i ndёrsejnё ndaj njeri-tjetrit duke e kthyer programin nё njё ndeshje banale televizive. Dhe pёr fat tё keq, kёta gazetarё dembelё tashmё janё shtuar kaq shumё, saqё nё çdo orё e nё çdo kanal do tё gjesh nga njё tё tillё. Nuk ka gjё mё spekullative pёr njё gazetar, se sa tё kthehet nё njё arbitёr tё rёndomtё tё dy palёve qё shahen e grihen mes njera-tjetrёs. Pa llogaritur kёtu pazaret e shёmtuara qё kёta bёjnё duke e ftuar njeri tjetrin si analistё, “mё mer ti mua dhe mё jep kaq, tё mar unё ty dhe tё jap aq”.

Nuk ka mbetur njeri pa u bёrё analist qё i jep mend opinionit pёr çdo problem. Dhe ajo qё ёshtё bёrё njё ferr i vёrtetё pёr çdo shikues apo dёgjues ёshtё kronika e zezё, e cila po ua nxin shpirtrat shqiptarёve. Nisin dhe mbarojnё lajmet me kronikё tё zezё. “U vra iksi”, “u ther ypsiloni”, “burri theri gruan”, “djali vrau babanё”, “fёmija 12 vjeçar vari vehten”, “vajza 20 vjeçe u hodh nga ballkoni”, “Vёllai 17 vjeç kryen inçest me motrёn 15 vjeçe”!!! Njё tmerr i vёrtetё… Njeriu i shkretё ngryset dhe gdhihet nёn goditjet e tmerrshme tё kronikёs sё zezё.

Po çfarё bёn more i nderuar gazetar? Mirё ai qё iku nga kjo botё, po ti po vret me qindra tё tjerё shpirtёrisht e psikologjikisht, po i gjymton, po i keq edukon ata qё janё duke u rritur… Po si mund tё nisin dhe tё mbarojnё programet me kronikёn e zezё?! Ata qё nuk janё dakort me Kryeministrin dhe me termat e tij “kazan” apo “tepsi”, le tё mos ja lejojnё vehtes njё gjё tё tillё. Dhe kjo arrihet kur gazetari e ka bёrё punёn e tij, jo thjesht duke parё si zihen dy palё kundёrshtare nё studio, as duke pritur me mikrofon nё dorё ndonjё fjalё nga ata tё mёdhenjtё e politikёs. Por duke e bёrё gazetarinё atje ku ёshtё jeta e njerёzve, atje ku shihet natyra, puna, ara, blegtoria, ku shihen pyjet dhe kullotat, ku shihen puntorёt e minierave dhe shfrytёzimi i tyre i pamёshirshёm prej pronarёve. Nёse nuk dini ku t’i kёrkoni shembujt e kёsaj gazetarie, atёhere po ju sygjeroj qё tё kёrkoni ndihmё. Jo te shembujt e gazetarisё sё dikurёshme, kur gazetarёt nuk linin cep tё Shqipёrisё pa e shkelur, kur nuk mbetej problem i njerёzve pa u trajtuar. Mos i kёrkoni atje se ato bien erё komunizёm, siç i vishet petku çdo gjёje tё asaj kohe. Por, kёrkojini nё ditёt e sotme, kur gjen shembuj se si bёhet gazetaria e vёrtetё. Po u referohem dy gazetarёve tё rinj, tё cilёt i kam ndjekur vetёm nёpёrmjet ekranit, pa u takuar asnjёherё me ta.

Me siguri qё e keni ndjekur njё emision me titull “Gjurmё”, i cili transmetohet nё Top Channel. Ai pёrgatitet nga njё djalё i ri me emrin Marin Mema. Nuk ka nevojё t’i bёj unё reklamё, sepse ai e ka bёrё emrin me emisione qё tё detyrojnё t’i ndjekёsh me shumё vёmendje. E, pra, Marini nuk rri me mikrofon nё dorё aty te dera e Parlamentin apo Kryeministrisё qё tё dёgjojё ndonjё xhevahir nga ata qё hyjnё e dalin aty. Marini nuk rri si aga nё studio dhe tё ftojё dy palё kundёrshtare pёr t’i ndёrsyer ndaj njera-tjetrёs, por shkon ku tё jetё e nevojёshme, madje, edhe atje ku ka rrezikur jo pak pёr ta bёrё punёn si gazetar.

Nё Tv Klan transmetohet çdo javё njё telereportazh me titullin “Histori shqiptare”, tё pёrgatitur nga njё gazetare me emrin Alma Çupi. A e keni vёnё re se si ajo vajzё e papёrtuar shkon cep mё cep tё Shqipёrisё, duke takuar njerёzit,, duke biseduar me ta, duke evidentuar jetёn dhe problemet e tyre? Me siguri keni ndjerё edhe kёnaqёsi prej atyre pёrshkrimeve tё bukura tё asaj gazetareje, jeni mrekulluar me bukuritё e natyrёs tё xhiruara me profesionalizёm prej operatorёve qё punojnё me tё. Aty keni ndjerё kёnaqёsi prej arritjeve tё atyre njerёzve qё me sakrifica e mundim arrijnё tё jetojnё me nder e dinjitet nё vendin e tyre.

E pra, Alma nuk meret fare me broçkullat e studiove tё hapura, nuk meret fare me kronikёn e zezё, nuk meret fare me idiotёsitё e pёrditёshme qё pjell politika jonё e ndritur. Prandaj, tё nderuar kolegё gazetarё, mbrojeni vehten dhe dinjitetin tuaj nga epitetet qё ju vё Kryeministri apo ndonjё politikan tjetёr, jo me zhurmё, por me punё. Dhe puna e gazetarit duhet bёrё me profesionalizёm, e jo duke marё poza prej gazetari.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 3 =