Pamjet e grabitjes së farmacisë në Tiranë/ (Video)

VJEDHJA E FARMACISE

 BalkanWeb sjell videon e grabitjes që ndodhi pasditen e djeshme në TIranë. Grabitja ka ndodhur në një farmaci në kryeqytet.

Një djalë, rreth 20 vjeç ka hyrë në një farmaci në rrugën “Siri Kodra” dhe ka marrë një sasi të vogël parash të xhiros ditore. Ndërkohë sot zbardhen detaje të reja. Gazetarja Dorjana Bezat tha për BalkanWeb se autori ka qenë me kapuç.

Ai ka shkuar pranë farmacisë me biçikletë dhe pasi ka qëndruar 15 minuta përballë saj ka shfrytëzuar momentin që s’ka pas klientë dhe është futur brenda. Punonjësja ka deklaruar për policinë se autori ka pasur në dorë një armë zjarri dhe i ka marre 80 mijë lekë të vjetra

Pasi ka marrë paratë, grabitësi është larguar sërish me biçikletë. Policia dyshon se autori është i komunitetit rom.
Ngjarja ndodhi dje rreth orës 18:15, ndërsa policia ende nuk ka arritur ta identifikojë. Pas marrjes së kamerave të sigurisë hetuesit mund të arrijnë në identifikimin e tij.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 + 10 =