Me para dhe armë, kapet mat nipi i ish- deputetit të PS-së ( VIDEO ) - Arbëria News

Me para dhe armë, kapet mat nipi i ish- deputetit të PS-së ( VIDEO )

Ndër të arrestuarit është edhe nipi i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Danjan Ndoka, është arrestuar nga policia në kushtet e flagrancës, me një pistoletë e llojit SMITH WESSON me 6 fishekë.

Ndaj nipit të Arben Ndokës, Gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim mbetur në tentative”, “Plagosje e rëndë me dashje”, “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 76,22,25, 278/2 të Kodit Penal. Kjo masë është marrë pasi më 16 shtator të vitit 2014 në afërsi të Katedrales së qytetit të Lezhës, në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar të vrasë shtetasin F.N.

Gjithashtu ndaj këtij shtetasi është caktuar masa e sigurisë “Arrest ne burg” për veprat penale “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 89, 278/1 dhe 329 të Kodit Penal.

Policia shprehet se kjo masë vjen pasi më datë 25.06.2017, në qytetin e Shëngjinit, përpara lokal “Detarit”, ka kanosur dhe dhunuar shtetasin F. D.

Autoritetet shprehen se Danjan Ndoka dyshohet edhe për një tjetër ngjarje, përkatësisht atë të datës 22.05.2017, ku pas një konflikti për motive të dobëta me një shtetas ka qëlluar me arme zjarri në drejtim të gomave të mjetit tip fuoristrade Range Rover, me drejtues shtetasin B.L.

 

E.M
 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen + fifteen =