11 – Binjakët. Hëna e plotë për ta do ta bwëjnë të vështirë. Ata mund të bien pre e pengesave, mund të kenë ndarje dhe keqkuptime. Fundi i vitit do të jetë më i mirë.

10 – Peshorja. Do të ketë një 2 vjeçar të vështirë. Ata duhet të marrin vendime, nëse do martohen apo jo dhe për çështjet e pronësive. Problematikat familjare do t’i shoqërojnë.

9 – Dashi. Presupozohet që të kenë një 2-vjeçar ngritës, por në fakt do të jetë 2-vjeçar i lodhshëm. Ata do të kenë probleme me ligjin, probleeme me çështjet fetare. Do të kenë udhëtime. Dashët duhet të eliminojnë kontratat.

8 – Luani. Shkëlqimi i tyre është zbehur, do të jetë vit i vështirë, Jupiteri në akrep i sundon. Ata do të kenë probleme me punën e përditshme. Luanët do të kenë influenca edhe me shëndetin. Duhet të kenë kujdes me jetën erotike. Nuk duhet të marrin vendime për jetën personale.

7 – Virgjëresha do të stabilizohet në një marreëdhënie ku do të ndihen të sigurt. Virgjëresha është shenja e bardhë dhe nuk kërkon hapje në një marrëdhënie. Duhet të kenë kujdes me çështjet e shtëpisë dhe nuk duhet të shesin pasuri të patundshme.

6 – Peshqit. Hëna e plotë do ndikojë tek peshqit dhe premtimet e mëdha nuk janë ashtu siç i kanë menduar, kështu që të mos besojnë shumë. Pas datës 23 mund të marrin vendime, ata mund të kenë probleme me punën, ndoshta edhe shkarkime.

5 – Shigjetari. Kjo shenjë mund të ketë bashkëpunime që mund t’i dalin flluskë. Do të ketë edhe lajme të mira për shigjetarët, për 2 vite e gjysmë do stabilizojnë buxhetin e tyre.

4 – Demi. Saturni do t’i ndihmojë shumë. Nëse duan të kualifikohen apo të zhvillojnë një projekt për herë të dytë. Do të ketë edhe rregullime ligjore për ata që kanë pasur probleme. Ata do të çlirohen nga problematika pas datëws 20 dhjetor.

3 – Ujorët do të argëtohen dhe do kenë një muaj erotik. Ujorët do kompensojnë shkarjen psikologjike dhe do bëhen më strategjikë. Ata do dalin dhe do argëtohen, por nuk duhet të marrin asgjë seriozisht pavarësisht shkëlqimit.

2 – Akrepi do ta shijojë këtë muaj. Ky muaj do jetë fantastik, do keenë favorizime për planet e tyre. Fjala e tyre do të dëgjohet më shumë, do kenë ecuri të stabilizuar. Pas datës 18 do ecin dhe do përparojnë.

1 – Bricjapi do të çlirohet nga Saturni në shigjetar. Do fillojë një epokë e vogël për ta. Do të kenë jetë psikologjike më të fortë. Duhet të kenë kujdes nga thashethemet dhe nuk duhet të kenë besime të mëdha.