Pas Kretës, Kotzias e Bushati tri ditë në Korçë - Arbëria News

Pas Kretës, Kotzias e Bushati tri ditë në Korçë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias mbërriti në orët e pasdites së të premtes në qytetin e Korçës. Ai u prit nga homologu i tij shqiptar, Ditmir Bushati.

Korça u përzgjodh si vendi ku dy delegacionet do të vijojnë me diskutimin e çështjeve dypalëshe, në përpjekje për të avancuar edhe më tej bisedimet e zhvilluara nga 10 deri më 12 nëntori i 2017 në Kretë.

Takimi treditor në ishullin më të madh grek u përmbyll pa rezultate konkrete, por vetëm me një deklaratë të përbashkët, ku të dyja palët pranuan rëndësinë e dialogut për “të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për problemet mes dy vendeve.

Në tryezë janë çështje “të nxehta”, si ligji i luftës, çështja e kufirit detar, varrezat e ushtarëve grekë dhe minoriteti.

Megjithatë, atmosfera e bisedimeve duket pozitive dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë ministri i Jashtëm grek në ditët e para të këtij viti.

“Viti 2018 do të jetë një vit ku do të gjejnë zgjidhje probleme me vendet fqinje, të cilat kanë qenë në batak për dekada të tëra. Diskutuam problemet me Shqipërinë, për të cilat ditët e fundit janë bërë hapa pozitive dhe të mira, si dhe problemin e emrit e Shkupit”, deklaronte ai.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − 7 =