Pas kritikave të rënda, Arbana Osmani merr një vendim dhe e bën publik

Të shtunën e kaluar kur Arbana Osmani u shfaq me një fustan të shkurtër dhe që i ekspozonte gjoksin, fansat e saj nuk e pritën dhe aq mirë. Komente të shumta vërshuan në foton që ajo postoi në Instagram, ku pjesa më e madhe e kritikonin ashpër për këtë veshje kaq të shkurtër.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme të spektaklit, moderatorja u shfaq e veshur me një kostum të bardhe, tepër elegant.screenshot-15_1494102623-7949393

Eno Popi, i cili bashkë me Isli Islamin ishin opinionistët e mbrëmshëm, e ka komplimentuar për veshjen dhe Arbana duke qeshur ka thënë se vuri mend pas kritikave dhe pas gjithë këtyre viteve që është veshur me të shkurtra, tani si nënë dhe grua e martuar do të vishet më serioze.

Megjithatë, karizmi që e karakterizon e bën të duket gjithnjë këndshëm.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × four =