Pas largimit të CR7 drejt Juventus, Real Madrid bën gati blerjet galaktike - Arbëria News

Pas largimit të CR7 drejt Juventus, Real Madrid bën gati blerjet galaktike

Cristiano Ronaldo largohet? Asnjë frikë në Madrid. Forca e kampionëve të Europës është edhe kjo, të humbësh Topin e Artë dhe të bëhesh gati ta zëvendësosh me të ardhshmin. Ose të paktën me një nga dy të përfolurit për pasardhjen. Gazetat sportive kanë filluar të flasin për lëvizjet e ardhshme të Florentino Perez me tre emra mbi të tjerët: Neymar, Mbappe dhe Hazard. Këto lëvizje që do të ishin të frikshme për ekipet e zakonshme, nuk frikësojnë Realin. Të gjitha tratativa shumë të shtrenjta, veçanërisht Ney për të cilin do të duheshin minimalisht 300 milionë, dhe 37 milionë euro në vit për brazilianin. Por nëse nuk ia dalin të mbyllin objektivin kryesor, është gati plani për dyshen Mbappe-Hazard, të cilët do të bliheshin njëkohësisht. Deri tani vetëm një siguri ekziston, që Real do të bëjë Ronaldon të harrohet me blerjet e radhës.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 + eighteen =