Pas Rrugës së Kombit edhe 8 akse të tjera bëhen me pagesë/ Ja kush janë, lista - Arbëria News

Pas Rrugës së Kombit edhe 8 akse të tjera bëhen me pagesë/ Ja kush janë, lista

 

Përveç Rrugës së Kombit, viagra 60mg e cila mbetet tarifa më e lartë,ku për çdo kalim tek kjo autostradë do të paguhen 5 euro ose 700 lekë të rinj, për një udhëtim të vetëm shqiptarët do të paguajnë edhe për 8 autostrada e rrugë të tjera nacionale. Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim jep këto rekomandime në bazë të një studimi të bërë.

Për rrugën Tiranë – Durrës, me gjatësi 34 kilometër, tarfifa mund të jetë nga 23 në 166 lekë të reja.

Tiranë – Elbasan me gjatësi 27 kilometër do të paguhet nga 18.9 në 132 lekë

Rruga e Arbrit, edhe pse s’dihet se kur mund të përfundojë, do të taksohet nga 52 lekë në 367 lekë për 75 kilometrat e gjatësisë së saj.

Levan – Vlorë, me gjatësi 24 kilometër do të taksohet nga 16.9 lekë me 118 lekë.

Në Durrës – Fier, me gjatësi 68 kilometër, pagesa do të jetë nga 47.7 lekë minimalja në 334 lekë maksimalja.

Levan – Tepelenë me gjatësi 47 kilometër do të kushtojë 32 lekë ose 230 lekë.

Elbasan – Kapshticë, tarifa do të jetë 29 deri në 203 lekë.

Tiranë – Hani i Hotit mendohet të taksohet 31 ose 220 lekë.

Nëse do t’i referohemi precedentit të Rrugës së Kombit, tarifat e miratuara nga qeveria pritet të jetë maksimalja.

Nga një përllogaritje e thjeshtë, për të udhëtuar nga Tirana në Vlorë, çdo drejtues automjeti do të paguajë 618 lekë të reja për 126 kilometër autostradë të taksueshme.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + fourteen =