Pas takimit kokë më kokë, Rama dhe Xhafa takohen në presidencë me Metën - Arbëria News

Pas takimit kokë më kokë, Rama dhe Xhafa takohen në presidencë me Metën

Po zhvillohet në presidencë një takim mes ministrit më të përfolur të momentit, Fatmir Xhafaj, kryeministrit Rama dhe presidentit Ilir Meta. Megjithatë kjo nuk lidhet me fatin e Xhafaj si ministër i Brendshëm, i cili duket se do të qëndrojë në postin e tij. Ky takim ishte parashikuar në axhendë dy javë më parë, në fokusin e së cilës është mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Mbledhja është kërkuar nga presidenti Meta për të diksutuar mbi prioritetet e Sigurisë Kombëtare. Takimi ka ardhur menjëherë pas atij të zhvilluar pak më parë mes kryeministrit Rama dhe ministrit Xhafaj, ku dhe u diskutua fati i tij në politikë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − 10 =