Pasimet me këmbë, Strakosha është gati për… Mançester Sitin - Arbëria News

Pasimet me këmbë, Strakosha është gati për… Mançester Sitin

Me këmbë e me duar këndonte pak vite më parë Xhovanoti, me këmbë përveçse me duar “këndon” edhe Thomas Strakosha tani.

Kështu e nis “Gazzetta dello Sport” shkrimin special kushtuar portierit të Kombëtares shqiptare të futbollit, si dhe mbrojtësin ekstrem të ekipit të Lacios. Sigurisht bëhet fjalë për një krahasim mes temave dhe fushave të ndryshme.

Reparti difensiv i mbrojtjes tek lacialët, u vu në diskutim pas 3 golave të pësuar në Bergamo, por statistikat e Strakoshës janë të frikshme. Shqiptari është portieri që ka bërë më shumë pasime brenda gjysmë fushës së ekipit të tij, në harkun e 90 minutave, nga të gjithë gardianët në Serinë A.

Me një mesatare prej 22 pasimesh në ndeshje, askush nuk është më mirë se ai. Pa frikë, mund të thuhet se Strakosha është një portieri i denjë për Mançester Sitin, skuadrën që luan futbollin më të mirë e më të bukur me këmbë, dhe mund të jetë një kandidat i denjë për ekipin e Guardiolës. Strakosha përveç pritjeve fantastike me duar, bën mrekulli edhe me këmbët e tij, një ndihmë jashtëzakonisht e madhe për ekipin, si dhe për mbrojtjen në veçanti./panoramasport/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − four =