Pasuritë e deputetëve. Prona, paga dhe shpenzime marramendëse - Arbëria News

Pasuritë e deputetëve. Prona, paga dhe shpenzime marramendëse

Nga Erneta Shevroja

Janë zbardhur dje pagat e deputeteve të legjislaturës së kaluar për vitin 2016. Nga të dhënat e publikuara nga “Open Data” bazuar në deklaratat e depozituara pranë ILDKP-së për vitin 2016, rezulton se bashkëshortët dhe fëmijët e deputetëve të PS-së dhe të LSI-së të marrin deri në tre rroga shteti. Nuk janë të pakta edhe deputetet që burimin e vetëm të të ardhurave e kanë pagesën si ligjvënëse dhe disave u është prerë edhe ky burim pas moskandidimit në zgjedhjet e qershorit. Ish-deputetja Arta Dade rezulton me bilanc shumë negativ. Ajo ka deklaruar të ardhura vetëm nga paga, ndërkohë është duke paguar edhe një kredi për strehim. Po ashtu vihet re se të gjitha deputetet kanë marrë kredi në bankë për blerje banesash.

Pasuritë e deputeteve:

Blerina Gjylameti, PS

Paga si deputete 2 519 142 lekë; Bashkëshorti, të ardhura nga paga 960 000 lekë(Burimi i padeklaruar); Bashkëshorti, të ardhura nga aktivitet privat, 332 669 lekë; Gjendje cash 20. 000 euro 

Shpenzimet: Bashkëshorti, shlyer në vitin 2016 -6 120 euro për kredi për blerje shtëpie. Detyrimi i mbetur 96. 383 euro.

Erjeta Alhysa, PS

Paga: 2 597 642 lekë; Bashkëshorti, të ardhura nga biznesi, 374 440 lekë; Vajza, të ardhura nga paga në Bashki, 481 820 lekë; Djali, të ardhura nga paga në OSHEE, 597 108 lekë.

Evis Kushi, PS

Paga: 2 944 023 lekë; Bashkëshorti, të ardhura nga paga si përgjegjës sektori pranë DAR-it, Elbasan 350 534 lekë; Bashkëshorti, të ardhura nga paga si pedagog i jashtëm pranë Universitetit “A.Xhuvani”, 128 220 lekë; Bashkëshorti, dhuruar të motrës pjesë të shtëpisë me sip. 73 m2 në Elbasan, trashëguar nga prindërit.

Pasuri të paluajtshme: Pronar me 100% i një apartamenti banimi me sip. 71 m2 në vlerën 1 900 000 lekë; Pronar me 100% i një apartamenti banimi me sip. 99.18 m2 në vlerën 37.700 euro, për të cilin janë paguar 33 000 euro; Bashkëshorti pronar i një veture tip Skoda Octavia në vlerën 14 500 euro.

Arta Dade

Paga: 2 905 501 lekë; Tërhequr në llogari bankare 1 100 000 lekë, dhënë hua një të afërmi për arsye shëndetësore; Shlyer në vitin 2016 vlera -300 000 lekë për kredi bankare për strehim me këst mujor 25 000 lekë.

Klodjana Spahiu, PS

Paga: 2 728 345 lekë; Të ardhura nga paga për mësimdhënie në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”, 1 275 euro; Bashkëshorti, të ardhura nga paga si pedagog endokrinolog në Spitalin Rajonal Durrës, 757 743 lekë.

Shpenzime: Bashkëshortët, shlyer në vitin 2016 vlera -2 604 euro për një kredi bankare 20.000 euro; Bashkëshortët, shlyer në vitin 2016 vlerën -319 786 lekë për një kredi bankare 1 400 000 lekë.

Antoneta Dhima, PS

Deputete: 3 036 741 lekë; Bashkëshorti, Z. Panajot Dhima paga pranë Albpetrol sha, 1 068 475 lekë; Bashkëshorti, paga si Ndërmjetës në Sigurime, 111 euro.

Vasilika Hysi, PS

Paga: 2 205 038 lekë; Të ardhura nga mësimdhënia pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT, 382 688 lekë; Të ardhura nga udhëheqje doktoraturash pranë UET, 85 euro; Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Lartë, “Beder”, 503 000 lekë; Të ardhura nga honorare nga academia “Friedrich Ebert Stiftung”, 17 850 lekë.

 ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh: Të ardhura si Anëtar Këshilli Administrimi në UT, 18 541 lekë; Bashkëshorti, të ardhura nga paga në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës, 969 224 lekë; Vajza, të ardhura nga paga si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, UT, 1 181 870 lekë; Vajza, të ardhura nga mësimdhënia në ASPA, 354 875 lekë.

Adelina Rista, PS

Paga3 379 659 lekë; Tokë truall 560 m2 kthyer nga Komisioni i Kthimit të PronaveShtëpi banimi 2 kateZotërim i një automjeti (Vlera e blerjes e padeklaruar)

Anila Agalliu, PS

Paga: 3 398 178 lekë.Bashkëshorti, të ardhura nga paga si drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve me Klientin në SH.A Ujësjellës-Kanalizime, Berat, 789 110 lekë.

Shpenzime: Djali, blerë më 01.11.2016 një veturë me kursime të prindërve, 100 000 lekë.

Edlira Çekrezi (LSI)

Paga: 3 243 863 lekë; Të ardhura nga paga si administrator i Bashkisë Gramsh, 214 778 lekë; Të ardhura nga Këshilli i Qarkut Elbasan, 367 929 lekë; Të ardhura nga qira objektit karburant, 240 000 lekë; Legalizuar ndërtesë në GramshPronare me 100% i një veture tip Mercedes Benz, 6 500 euro.

Shpenzime: Shlyer në vitin 2016 -266 695 lekë për një krediShlyer në vitin 2016 -171 449 lekë për një kredi për vëllain e bashkëshortit.

Silva Caka, LSI

Paga: 2 591 566 lekë; Para cash në vlerën 11 000 euro; Bashkëshorti, të ardhura nga paga pranë Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, 782 717 lekë.

Shpenzime: Shlyer në vitin 2016 -163 887 lekë për kredi për blerje ap.banimi; Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 7 729 253 lekë.

Pasuria marramendëse të ish-ministrave të PD-së

Ish-kryetari i Partisë Demokratike është ndër politiknët më të pasur në Shqipëri. Ai posedon pasuri të paluajtshme në SHBA dhe para të depozituara nga të cilat përfiton shuma të mëdha parash. Me më pak pasuri nuk rezultojnë as ish-ministrat e PD-së.

Eduard Selami

Paga: 2 036 754 lekë; Shtëpi banimi me vlerë 252. 000 dollarë, në Virginia Beach, SH.B.A. blerë në vitin 2005 me kredi; Shtëpi banimi me vlerë 156 000 dollarë, në Virginia Beach, SH.B.A. blerë në vitin 2008 me kredi, e paguar; Shtëpi banimi në Rr. “Durrësi”, Tiranë, blerë në vitin 1992 me vlerë 2 200 dollarë; Të ardhura nga rritja e vlerës së pasurive të paluajtshme në Shqipëri 130 000 dollarë; Të ardhura nga rritja e vlerës së pasurive të paluajtshme në SH.B.A. 273 800 dollarë; Llogari bankare me vlerë 45.000 dollarë në SH.B.A.Llogari bankare me vlerë 31.990 dollarë në Shqipëri; Kredi bankare me vlerë detyrimi të pashlyer 170.000 dollarë, aktivizuar në vitin 2005 për blerje shtëpie, afat shlyerje 30 vjet; Automjete Automjet me vlerë 40.000 dollarë; Biznes “Librazhd L.L.C” në Framingham, Massachusetts, SH.B.A. me vlerë fillestare krijimi 100 000 dollarë, krijuar në vitin 2011; Pjesa e Z. Selami 50%.Biznes “Alba Taxi L.L.C” në Virginia Beach, SH.B.A., me vlerë fillestare krijimi 50 000 dollarë, krijuar në vitin 2010; Pjesa e Z. Selami 50%; Të ardhura nga rritja e vlerës së biznesit në SH.B.A. dhe e letrave me vlerë 459.000 dollarë; Të ardhura qiradhënie e apartamenteve në USA, 20 700 dollarë; Të ardhura nga bizneset dhe sipërmarrjet individuale në USA, 48.500 dollarë

Genc Ruli

Paga: 2 598 614 lekë; Të ardhura nga qira apartamenti 12 240 euro; Paga neto e bashkëshortes zonjës Rozana Ruli si menaxhere burime njerëzore pranë Sigma Inter Albania VIG, 1 628 304 lekë; Bashkëshortja, xhiro vjetore aktivitet privat 1 990 000 lekë, nga të cilat janë gjeneruar 721 348 lekë të ardhura; Bashkëshortja, gjendje llogari bankare 10 358 euro; Bashkëshortja, gjendje llogari bankare aktivitet privat, 721 348 lekë.

Shpenzime: Shlyer në vitin 2016 -13 050 euro për kredi për shtëpi me principal 150 000 euro; Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 83 960 euroInteresa të llogaritura dhe tërhequra gjatë 2016 në vlerën 276 828 lekë, përfituar nga obligacioni dyvjeçar i kapitalit prej 6 900 000 lekë; Interesa të llogaritura dhe kapitalizuara në vlerën 64 dollarë nga depozita në emër të vajzës në vlerën 37 883 dollarë; Interesa 18 dollarë të llogaritura dhe kapitalizuara në depozitën me vlerë 10.606 dollar; Një fond investimi afatgjatë i bërë në vitin 2007 me vlerë 19 400 euro; Një fond investimi afatgjatë në 2009 me vlerë 20 000 euro; Interesa të llogaritura dhe të tërhequra nga investimi në obligacion dyvjeçar 220.660 lekë ku vlera obligacionit është 5 500 000 lekë; Bashkëshortja, interesa të llogaritura dhe të tërhequra nga investimi në obligacione dyvjeçare 2 529 euro ku vlera e obligacioneve është 85 000 euro; Interesa depozite 539 euro ku vetë depozita është 65 673 euro; Interesa të llogaritura dhe jo të tërhequra për obligacione dy vjeçare 163 430 lekë ku depozitimi obligacion ka vlerën 3 900 000 lekë.

Ridvan Bode

Paga 2 550 654 lekë; Bashkëshortja zonja Jola Bode të ardhura nga paga dhe shpërblime si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, UT, 1 750 591 lekë; Djali, Eraldo Bode, të ardhura nga puna pranë kompanisë Balfin shpk, 490 519 lekë; Djali, Eraldo Bode, të ardhura nga puna pranë kompanisë Agrocon Albania, 475 363 lekë; Vajza, Adela Bode, të ardhura nga shitje veture, 1 400 000 lekë; Vajza, Adela Bode, të ardhura nga shitje veture, 6 000 euro; Vajza, Adela Bode, të ardhura nga paga në Bankën e Shqipërisë, 1 386 218 lekë; Vajza, Adela Bode, të ardhura nga Bono Thesari, 139 400 lekë; Të ardhura nga shitje veture zoti Ritvan Bode, 1 000 000 lekë; Gjendje Bono Thesari, pakësuar me 5 290 000 lekë; Bashkëshortja, gjendje Bono Thesari, shtuar me 2 500 000 lekë; Gjendje llogari bankare, shtuar me 5 357 775 lekë; Gjendje llogari bankare, shtuar me 335 450 lekë; Vajza, Adela Bode, gjendje llogaria bankare, shtuar me 14 261 euro; Vajza, Adela Bode, investuar në Obligacion, 1 700 000 lekë; Vajza, Adela Bode, investuar në Obligacion, 700 000 lekë; Vajza, Adela Bode, gjendje depozitë kursimi, shtuar me 9 148 euro.

Shpenzimet: Paguar gjatë vitit 2016 leasing për makinë në vlerën 521 447 lekë, detyrimi i mbetur është 8 512 euro; Paguar kredi në vlerën 4 025 euro, kredia është marrë në vitin 2017 e pa shlyer 2 317 euro.

Arben Imami

Paga: 2 321 474 lekë; Të ardhura nga qira ap., 5 600 euro dhe 9 300 dollarë; Bashkëshortja zonja Najada Hamzaj të ardhura nga paga si pedagoge pranë Universitetit të Arteve 1 321 630 lekë; Bashkëshortja të ardhura nga aktivitet privat, piktura dhe design interior, dhe interesa bankare, 18.504 eur; .Bashkëshortët blerë me kontratë shitje një ap. dhe garazh në Tiranë 160.000 euro; Gjendje llogarisë bankare të vajzës shtuar me 3.023 euro

Shpenzimet: Shlyer në vitin 2016 vlera -284 522 lekë për kredi për strehim me principal 5 000 000 lekë; Shlyer në vitin 2016 vlera -5 265 euro për kredi për blerje ap. dhe garazh me principal 65 000 euro.

Sa i përket deputeteve dhe ish-deputeteve të PD-së vihet re një shpenzim për blerje shtëpie nga ana e ish-kryetares së parlamentit Jozefina Topalli, ndërsa Bregut rezulton se ia paguan një kredi banese një i afërm i bashkëshortit. 

Majlinda Bregu, PD

Paga si deputete: 2.514 709 lekë; Qiradhënia e ambienti tek një bankë 27. 000 euro; Qiradhënia e ambientit magazinë 3.840 euro; Të ardhura të bashkëshortit nga honorare, dieta, shpërblime nga Mediavizion, 18 000 euro.

Shpenzimet: Shlyer në vitin 2016 -2 187 817 lekë për kredi për shtëpi; Paguar nga një person i familjes me mbiemër; Shlyer në vitin 2016 vlera -10 336 euro për kredi për blerje makin.

Jozefina Topalli, PD

Paga si deputete 2 659 941 lekë; Bashkëshorti zoti Ndoc Topalli të ardhura nga aktiviteti privat si person fizik në profesion të lirë Noter për vitin 2016 pas zbritjes së shpenzimeve 189 543 lekë; Djali, Genar Topalli, çelur llogari bankare si garanci për studime në Itali, 6 000 euro, të cilat janë tërhequr nga llogaria e të atit.

Shpenzimet: Bashkëshortët, blerë më 28.09.2016 ap. banimi me sip. 58 m2, 22.000 euro.

Mimoza Hafizi, LIBRA

Paga si deputete, 2 537 193 lekë; Të ardhura nga paga si pedagoge e jashtme në Departamentin e Fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, 183 491 lekë; Llogari bankare në vlerën 4 989 euro; Llogari bankare në vlerën 660 545 lekë; Llogari bankare në vlerën 151 320 lekë; Llogari bankare në vlerën 2 921 euro; Llogari bankare në vlerën 43 000 euro.

Mimoza Hajdarmataj

Paga: 2 656 689 lekë; Bashkëshorti, të ardhura nga qira banese, 22.467 dollarë; Bashkëshorti, gjendje e llogarisë bankare, shtuar me 22.467 dollarë; Bashkëshorti, gjendje e llogarisë bankare, shtuar me 761 364 lekë; Gjendje depozitës bankare më 31 dhjetor, 30.125 dollarë

Shpenzimi: Shlyer në vitin 2016 vlera -3 453 euro për një kredi për shtëpi banimi; Detyrimi i mbetur 52 086 euro; Vajza Ariela Hajdarmataj, blerë makinë, 300 000 lekë.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × five =