Pazaret e drogës dhe gjobat që po identifikojnë lidhjen politikë-mafie - Arbëria News

Pazaret e drogës dhe gjobat që po identifikojnë lidhjen politikë-mafie

Mafia_-_Mafia

Nga Arbëria News

Prej disa ditësh opinioni publik në vendin tonë është  viktimë  e lajmeve të kronikës së zezë që serviren si  pasojë e një luftë të ftohtë midis Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kjo betejë e cila sa vjen dhe po i rrit përmasat e viktimave të vetë, thumb nuk duket se do të  përfundojë  kaq shpejt, por flitet se do të ketë edhe të tjera “koka turku”.

Kapja e një sasi të madhe droge nga shteti fqinj i cili sapo e ka legalizuar kultivimin e “Canabi Sativës”  dhe identifikimi i bosit të saj si “ Escobari i Ballkanit”  apo  si  “Ushtari i Metës” nga mediat shqiptare, ka  bërë  që në hapsirën kohore prej 24 orësh ky i fundit të kundër përgjigjet.

Nxjerrja e një tjetër videoje, ajo e  kryebashkiakut Xhelili i cili në shkëmbim të një vendi të mirë pune i kërkonte favore seksuale vartëses së vetë, ishte një hakmarrje e mjaftë e  mirë nga Meta por edhe një zhvendosje e vëmendjes nga marëzia e lartëshkruar për drogën.

Por mëngjesin e ditës së sotme pa u ndalur nga kundërpërgjigja me videon e djeshme, Manjani  u shfaq  në skenën politike dhe sipas deklaratës së tij se : “Flet video vetë, qeveria ka marrë vendimin e duhura. Prokuroria ka nisur procesin, historitë e tjera duhet ti gjykojë morali i shoqërisë. Skandalet meritojnë ndëshkim shembullor” lë të kuptoshë se vendimet nga ana e LSI  do të jenë të prera.

Gjithashtu, Manjani ka dalë kundër protestës së kryebashkiakut Veliaj tek Gjykata Administrative, për çështjen e pallatit 17 katësh tek diga e Liqenit Artificial, pra, një mesazh më shumë ky, që të kthjelltëson për “bashkëjetesën” në krizë midis partive mazhoritare.

Ashtu siç dihet prej kohësh krizat në këtë bashkëqeverisje midis Ramës dhe Metës kanë qenë  të  shpeshta por pa sulme të këtij lloji, duke sakrifikuar nga një  të “ fortë” që është rrjeshtuar në rradhët e tyre.

Kujtojmë këtu arrestimin e Shullazit, ku flitet se pas këtij akti fshihen pikërishtë portokallitë, pasi gjobat  ndaj  bizneseve të  tyre ishin shpeshtuar, moment ky që e shfrytëzoi  mirë  ish kryeministri i vendit  duke e identifikuar si bashkëpuntor të Tahirit.

Pra, kjo “luftë  e ftohte” e cila  vajti disa kohë  që  ka nisur duket se po bëhet si pasojë e qefmbetjeve  politike por me kosto të madhe në kuriz të shqiptarëve pasi identifikon lidhjen e politikës me mafien dhe bosat e drogës, në një kohë kur SHBA dhe BE ju japin mundësinë shqiptarëve për të  larë mëkatet e bëra në këto 25 vite.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 + 11 =