PD/ Paloka: KQZ po shkel ligjin, të publikojë të dhënat për deputetët dhe zyrtarët e pushtetit - Arbëria News

PD/ Paloka: KQZ po shkel ligjin, të publikojë të dhënat për deputetët dhe zyrtarët e pushtetit

paloka

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka ka akuzuar KQZ-në se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit duke mos publikuar të dhënat për deputetë dhe zyrtarë të pushtetit vendor.

“Kuvendi e ka urdhëruar KQZ-në që t’i publikojë të dhënat, por ai nuk e ka bërë. Kjo është shenjë e kapjes së këtij institucioni nga Edi Rama dhe interesat e tij kriminale”, ka deklaruar Paloka.

Fshehjen e të dhënave, deputeti demokrat e ka cilësuar si fshehje të krimeve dhe pengesa kriminale në zbatimin e ligjit.

“PD i kërkon KQZ që të zbatojë paktin me ligjin dhe jo me krimin. Dekriminalizimi është një arritje e madhe dhe nuk do të mund të ndalet dot nga Rama dhe njerëzit e tij”, ka thënë Paloka.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × three =