Pëllumb Xhufi: Kotzias “ushqen” grekët me “kocka” - Arbëria News

Pëllumb Xhufi: Kotzias “ushqen” grekët me “kocka”

Historiani i njohur Pëllumb Xhufi deklaron se marrëveshja e re e detit që Shqipëria po negocion me Greqinë do të jetë më e mirë se ajo e vitit 2009.

Në studion e emisionit “Kjo javë me Nisida Tufa” Xhufi tha se nuk i duhet kushtuar rëndësi atyre që shkruajnë mediat greke për marrëveshjen, madje nuk duhen marrë seriozisht as deklaratat e ministrit të tyre të jashtëm.

Sipas historianit, Kotzias është i detyruar të “ushqejë” opinionin publik atje me ndonjë “kockë”.

Nga marrëveshja e parë Shqipëria u dëmtua. Përsa i përket parimit të 12 miljeve e ka thënë edhe gjeneral Gerveni, kryenegociatori që Kotzias ia tha edhe publikut grek, do të mund të zbatohet aty ku ka det të hapur.

Pra të marrim ne 12 milje, të marrë dhe Greqia.

Por, jo në kanalin e Korfuzit.

Aty besoj do zbatohet një tjetër parim.

Duhet të kuptojmë që Kotzias ka të bëjë me një opinion publik, një përbindësh, pasi kështu e ka edukuar politika greke, që të jetë agresiv.

E patë çfarë bënë për çështjen e emrit të Maqedonisë?

Ato që thotë ai për opinionin grek nuk duhen marrë si të vërteta.

Ai herë pas here i hedh opinionit ndonjë “kockë” për të ngrënë, por se si qëndron e vërteta e marrëveshjes duhen pyetur këta tanët këtu”, tha Xhufi në emision. /Tema/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − nine =